
Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Nga pasqyra te macja e zezë, 9 bestytnitë që shqiptarët i kanë shumë frikë por përsëri i besojnë

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Ne njerëzit jemi shumë supersticiozë, duke besuar se e premtja e datës 13 është fat i keq dhe të gjesh një qindarkë është fat i mirë. Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na bën të besojmë te përbindëshat dhe fantazmat: Kur truri ynë nuk mund të shpjegojë diçka, ne sajojmë gjëra. Në fakt, një studim vitin e kaluar zbuloi se bestytnitë ndonjëherë mund të funksionojnë, sepse të besosh në diçka mund të përmirësojë mënyrën e të perceptuarit.
Ka edhe nga ato bestytni që njerëzit edhe i besojnë por edhe i kanë frikë. Por a e dini se cilat janë besytnitë më të përhapura në vend?
Kur macja e zezë “të pret” rrugën
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.
E marta ‘e zezë’
Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.
Prerja e thonjve natën
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.
Paratë
Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.
Akrepat e orës
A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e smartphone, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.
Pasqyra e thyer
Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë, kështu që me thyerjen e saj, “thyhej” mirëqënia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.
Fjala “shëndet” pas çdo here që teshtijmë
Teshtima konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në “ndarjen e shpirtit” për pak sekonda. Prandaj, thuhet “shëndet” sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.
Çadra e hapur brenda
Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T’i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.
Lulja e tërfilit
Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopështin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.
Më të lexuarat


"Sot mund të përballeni me zhgënjime", horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Shkurt 2023

A jeni njëra prej tyre? Këto janë shenjat e horoskopit që nuk i shfaqen emocionet e tyre në një lidhje

Ky është 'sekreti', krijuesit e YouTube Shorts mund të fitojnë para

Parashikimi i yjeve, zbuloni cilat janë shenjat më me fat dhe më të pafat të muajit shkurt

"Astrohell", Hëna e plotë do të ndikojë shumë keq tek këto 2 shenja në muajin shkurt

Zbuloi se ka një lidhje jashtë, Kristi si asnjëherë më parë flet për partneren: U mërzit shumë!

Parashikimi i Horoskopit, zbuloni se cilat janë shenjat më me fat për sot

A ju jep vërtet kafeja energji? Zbulojeni si qëndron e vërteta

"Më në fund do rilindë dielli", horoskopi ditor për nesër, e premte 3 shkurt 2023

Po ju a e keni kërkuar? Kjo është pyetja rekord që është bërë më shumë në Google
