BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Lifestyle

Nga plastika te hekuri, ja se ku reziston më shumë virusi sipas studimeve të kryera realisht në laborator

Nga plastika te hekuri, ja se ku reziston më shumë virusi sipas

Ndërsa vijojnë të qarkullojë lloj-lloj teorish se për sa reziston virusi në sipërfaqe të ndryshme, një studim shkencor jep të dhëna reale në këtë drejtim: deri në 4 orë në bakër, deri në 24 orë në karton, 72 orë në plastikë dhe hekur.

Kohëzgjatja është verifikuar në laborator nga një grup kërkuesish të “National Institutes of Health” dhe rezultati është publikuar në faqen me artikuj shkencorë mjekësorë “medRxiv”.

Shumë pikëpyetje për virusin SarsCov2 ishin ngritur që në shkurt, kur një studim i publikuar në “The Journal of Hospital Infection” kishte nënvizuar se si koronavirusët e tjerë njerëzorë, si Sars e Mers, ishin në gjendje të qëndronin deri në 9 ditë në metal, xham e plastikë.

Për verifikime të mëtejshme, studiuesit bënë teste për të vlerësuar rezistencën dhe kohën e saktë në sipërfaqe të ndryshme, duke zbuluar se virusi është aktiv deri në 4 orë në bakër dhe deri në 24 orë në karton. Jetëgjatësia e tij madje zgjatet deri në 72 orë në plastikë dhe në inoks, materiale që fatmirësisht janë më të lehta për t’u pastruar dhe dezinfektuar.

Për rrjedhojë, studiuesit amerikanë u shtynë edhe më tutje, sprucuan virusin në ajër, në formën e aerosolit, në një ambient të mbyllur, duke verifikuar se në ajër mund të qëndrojë deri në 3 orë.

Studimi u zhvillua  në kushte të kontrolluara në laborator, që nuk pasqyrojnë ato të pranishme në botën reale, ndaj hulumtuesit paralajmërojnë se këto rezultate nuk tregojnë se mund ta marrësh virusin thjesht duke marrë frymë në një ambient ku ka qenë një tjetër person i infektuar.

Edhe një studim kinez, i realizuar në Wuhan, provoi verifikimin e pranisë së virusit në aerosolin e spitaleve, duke zbuluar se ajri në zonën e terapisë intensive është i pastër, ndërsa përqendrim më të lartë mund të gjendjen në dhomën e zhveshjes së mjekëve, ku heqin masat mbrojtëse.