BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Lifestyle

Nga “sfida koronavirus” tani kaloi në “sfidën me spitalin”, doli kundër të gjithëve, tani djaloshi po vuan pasojat

Nga “sfida koronavirus” tani kaloi në “sfidën me

Një i ri amerikan, që filmoi veten duke lëpirë ulësen e tualetit publik për të sfiduar koronavirusin rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmin e dha gazetari britanik Piers Morgan, gjatë transmetimit të emisionit të tij të mëngjesit “Good Morning Britain”.

I riu u bë pjesë e “#CoronavirusChallenge”, lançuar në “Tik Tok”, ku ftohen njerëzit të lëpijnë objektet publike duke sfiduar koronavirusin. Djaloshi tani është shtruar në spital.

“#CoronavirusChallenge” është cilësuar si “e papërgjegjshme” nga ekspertët. Atë e lançoi një “influencer”, Ava Louise, duke lëpirë ulësen e tualetit të një avioni. Nga ai moment, videot e lidhura me këtë sfidë “social” janë shtuar, duke koleksionuar miliona klikime. “Tik Tok” bëri të ditur se do t’i heqë të gjitha videot me përmbajtje të papërshtatshme në këtë moment emergjence.