BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Lifestyle

Nga shenjat që mund të martohen këtë verë deri te ato që mbajnë dy lidhje paralele, Meri Shehu i nxjerr zbuluar, ja çfarë parashikon për secilën

Nga shenjat që mund të martohen këtë verë deri te ato

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka treguar se cilat nga shenjat e horoskopit kanë më shumë predispozicion të martohen apo të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre personale dhe intime.

E pyetur në emisionin "Rudina" se cilat nga shenjat e horoskopit këtë verë do vendosin të martohen, ajo u shpreh se janë Virgjëreshat.

"Si asnjëherë pas 12 vitesh vendosin të martohen Virgjëreshët, kanë vitin e tyre. Në periudhën e verës iu jepet një shans paraprak për të vendosur për t’u martuar. Kurse ata që do fillojnë një bashkëjetesë ose do jetojnë me dikë tjetër në shtëpinë e tyre që quhet një fazë paraprake martese, ose do kalojnë nga një ndarje në martesë direkt janë Shigjetarët. Ata do ndryshojnë shtëpi, mënyrë jetese, domethënë kanë qenë diku në një ambient dhe do kalojnë në një ambient tjetër. Do kenë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

Po kështu janë dhe Binjakët, Jupiteri në shtëpinë e dhjetë i ndryshon prioritetet në jetë dhe shumë binjakë do të ndryshojnë dhe karrierën dhe stilin e një marrëdhënie. Duan një marrëdhënie që bie më shumë në sy për momentin, duan më shumë publicitet dhe do duan të martohen. Edhe Peshqit deri diku", tha Shehu.

Sipas saj, këto martesa do zgjasin, për këto katër shenja ndryshimin e jetës së tyre do ta kenë në mënyrë të dukshme ose do jenë këto më prioritaret për të marrë vendimet.

Meri Shehu ka nxjerrë zbuluar se cilat do jenë shenjat e horoskopit më flirtuese gjatë kësaj vere dhe do kalojnë një periudhë shumë të bukur.

“Dashët janë shenja më erotike që lidhen me pasionin e momentit, domethënë nëse iu ndizet pasioni i momentit, patjetër që do flirtojnë sepse nuk u rihet pa flirtuar.

Janë Binjakët patjetër që do flirtojnë sepse janë dysh dhe duan gjithmonë planin dysh. Edhe nëse kanë një marrëdhënie, duan të kenë dhe diçka tjetër paralele për të ndezur emocionet e tyre, nuk do përjashtoja Demët dhe Peshoren sepse ata udhëhiqen nga Afërdita dhe flirtin edhe pse pasiv duke ndenjur, e thërrasin më vështrim, shkruan tvklan.

Më indiferentët shikoj Ujorët megjithëse e kanë këtë vit me shumë fat dhe patjetër që do flirtojnë, por flirti i tyrë përshkallëzohet nga shoqëria, alternohet dhe nuk del i pastër si flirt”.

Meri Shehu tregon se këtë vere do kenë shumë pasion edhe Peshqit, Gaforret, Luanët dhe Akrepët ku do kenë fat që do ndihen mirë me veten e tyre dhe do jenë shumë flirtues gjatë muajit Korrik. Gushti do jetë muaji i Dashëve, Luanit, Shigjetarëve, ku dhe Ujorët do fillojnë të jenë më në formë.