BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Lifestyle

Ngrohja globale, shkrihet me shpejtësi akullnaja e fundit në majën e dytë më të lartë...

Ngrohja globale, shkrihet me shpejtësi akullnaja e fundit në

Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi.

Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit për të dokumentuar efektet e ndryshimit të klimës nga maji 2019 deri në tetor 2020, akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër.

Shkencëtarët thanë se në fillim, madhësia e akullnajës ishte e barabartë me sipërfaqen e 300 fushave të futbollit.

Temperaturat atmosferike, të cilat janë rritur gjatë shekullit të 20-të, kanë shkaktuar tkurrjen e shpejtë globale të akullnajave, ndërsa malet Andet tropikale janë në krye të këtyre zonave që preken më shumë nga këto ndryshime.