BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Lifestyle

Nisi hapja e madhe pas karantinës prej koronavirusit, gjetja më interesante e një lokali për të ruajtur distancimin social mes klientëve

Nisi hapja e madhe pas karantinës prej koronavirusit, gjetja më

Me lirimin e masave shtrënguese prej koronavirusit dhe me nisjen e hapjes në fazën 2, do të nisë të marrë frymë edhe biznesi, i cili pati problemet më të mëdha ekonomike nga mbyllja.

Një kafene gjermane i bëri klientët e tyre të vënë në kokë kamerdare gome si shirit që shkojnë deri në një metër, për të ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Të gjithë klientët e ulur jashtë “Cafe & Konditorei Rothe” në Schwerin, Gjermani, duhej të vinin të gjithë në kokë një kapele kashte me shiritat sipër saj të ngjitura në majë, shkruan “Daily Mail”.

Pronari i kafenesë, Jacqueline Rothe pati këtë gjetje për t'u siguruar që klientët e saj nuk po shkelnin rregullat e distancës sociale.

Por, pati edhe kritika ose më saktë kuriozitet për dezinfektimin e kapelës që do të kalojë dorë më dorë.