BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Lifestyle

"Një asteroid i madh do të godasë tokën", zbardhet parashikimi i frikshëm i Nostradamusit për 2021: E gjithë bota do...

"Një asteroid i madh do të godasë tokën", zbardhet

Lajme të këqija për cilindo që pret që gjërat të qetësohen pak më 2021, sepse sipas parashikimeve të bëra nga Nostradamus në shekullin e 16-të, ne do të kemi uri, stuhi diellore dhe zombie për të luftuar.

Astrologu i ndjerë është vlerësuar si parashikues i saktë i ngjarjeve të ndryshme botërore, përfshirë ngritjen e Hitlerit dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Natyrisht, me parashikimet e tij të shkruara shumë kohë më parë, ato janë tepër të paqarta, që do të thotë që ju mund t’i interpretoni si të dëshironi, por megjithatë, këtu është një përmbledhje e disa prej gjërave që Nostradamus besohet të ketë shkruar për vitin 2021.

Së pari, ne mund të përballemi me një apokalips zombie, sipas Yearly Horoscope, duke paralajmëruar ‘të këqija të mëdha’.

“E gjithë bota do të marrë fund“, shkroi ai. Ai gjithashtu paralajmëroi se ‘pas telasheve të mëdha për njerëzimin, një më i madh është përgatitur, përballja me urinë’.

Krahas urisë dhe zombie, 2021 do të jetë një vit i keq edhe kur bëhet fjalë për katastrofa natyrore, sipas Nostradamus.

Ai besoi se do të duhet të përballemi me stuhi të ashpra, një asteroid që do të godasë Tokën po afrohet dhe një tërmet i madh pritet të godasë SHBA.