BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x
BREAKING NEWS

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur
x
BREAKING NEWS

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë
x
BREAKING NEWS

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës së krimit, edhe SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes qelizave telefonike

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës
x

Lifestyle

‘Një gabim i vogël gjatë kësaj jave do ju kushtojë shumë’, njohuni me parashikimin e astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat…

‘Një gabim i vogël gjatë kësaj jave do ju

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  27  Qershor deri në datë 3 korrik) duke parashikuar një javë të vrullshme dhe tepër të rëndësishme.

“Kjo javë për të gjitha shenjat është shumë e vrullshme dhe e rëndësishme. Planeti më  aktiv i kësaj periudhe është Mërkuri, planeti i komunikimit.  Ndërsa sa i takon Hënës, jemi në prag të Hënës së re, ndaj vëmendje pasi në javën e parë të Hënës së re është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme” tha ai.

Parashimimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Korriku do të jetë një muaj i nxehtë dhe i rrezikshëm. Gjatë kësaj jave duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi kjo javë është shumë vendimtare për shenjën tuaj. Në çështjet ekonomike gjithashtu tregoni kujdes, mos gaboni. Në çështjet shpirtërore një lidhje me Virgjëreshë dhe Akrep është drejt stabilizimit.

Demi

Kjo javë do të jetë e qetë për ju, e stabilizuar dhe me mundësi të mira. Gjeni kohën e duhur për të mbyllur disa çështje që ju shqetësojnë. Kjo javë do të jetë e mbarë për të marrë vendime, kontrata të reja si dhe për udhëtime. Në fushën sentimentale një bashkim familjar do t'ju gëzojë.  Ditën e premte kujdes në marrëdhëniet me paranë.

Binjakët

Gjatë këtyre tre muajve të fundit keni qenë në qendër të vëmendjes.  Do të keni një shqetësim gjatë kësaj jave, por mos u mërzisni pasi problemi do të  zgjidhet. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe sidomos me Luan do të jenë ideale. Sa i takon fushës ekonomike financiare mos u nxitoni, tregohuni të matur.

Gaforrja

Edhe pse keni kaluar një periudhë me shumë  lodhje dhe shumë vështirësi, përsëri nuk do të "mbyteni", pasi dini se çfarë doni. Përgjatë kësaj jave mund të merrni oferta pune apo oferta shtetërore.  Dita e sotme është mjaft pozitive, ndaj mos lini asnjë moment pa shfrytëzuar. Gjithashtu dhe dita e enjte është ditë e mbarë. Në fushën sentimentale keni patur probleme me Dash dhe Shigjetar, probleme të cilat do të zgjidhen tani.

Luani

Në çështjet ekonomike-financiare duket se jeni drejt stabilizimit, mjafton të përdorni mençurinë që ju karakterizon. Në fushën shpirtërore  të pa lidhurit do të jenë më fat, do të gjeni njeriun e zemrës.  Keni kaluar një dallgë të madhe në ekonomi, por tani ka ardhur momenti i stabilizimit. Një çështje ligjore merr zgjidhje, ndërsa një lidhje me Ujor mund të jetë në prag fejese.

Virgjëresha

Moto e kësaj jave është  "eci avash se po nxitoj". Duhet të zgjidhni mes asaj që mund të bëhet dhe asaj që mund të realizohet. Zgjidhni këtë të dytën dhe do të dilni të fituar. Gjatë kësaj periudhe do të merrni një ofertë për një punë të re,  për një biznes të ri. Ekonomia do të jetë fokusi juaj parësor. Këto ditë janë ditë shumë të mira për të udhëtuar.

Peshorja

Fokusin më të madh e keni tek dashuria, pasi e keni lënë pas dore.  Do të fokusoheni më shumë tek familja. Në fushën ekonomike financiare vijoni të jeni të stabilizuar dhe të qetë. Dhjetë ditëshi i parë dhe i tretë janë më të favorizuar.

Akrepi

Shenja e Akrepit mbart sekrete të mëdha. Nuk flasin shumë, por kuptojnë shumë. Komunikimi i tyre janë sytë. Këtë javë do të keni shumë fat dhe mund të bëni shumë para. Edhe pse jetojmë në një periudhë të vështirë ekonomike në përgjithësi, ju nuk rrezikoni. Mundësi shumë e mirë është dita e mërkurë dhe e enjte për të bërë një udhëtim për çështje pune.

Shigjetari

Fokusi juaj më i madh janë financat. Ekonomia është shenjë reference për ju. Intuita juaj nuk gabon, por kujdes me harxhimet. Mundohuni të kurseni, sidomos dhjetë ditëshi i parë dhe i tretë. Në fushën shpirtërore komunikimi me Dash dhe Virgjëreshë do të jetë mjaft pozitiv.

Bricjapi

Këto ditë keni qenë të mërzitur. Një takim i rëndësishëm në telefon nuk ju realizohet,  do t'a gjeni derën të mbyllur. Mos u mërzisni,  pasi shpejt do ta kuptoni që kjo është në favorin tuaj. Ndryshime drastike priten të ndodhin si në punë ashtu dhe në dashuri dhe marrëdhënie deri në Shtator. Gjatë kësaj kohe keni mundësi për të larguar energjitë negative.

Ujori

Do të jeni me shumë fat në fushën ekonomike. Gjithashtu do të zgjidhni një çështje ligjore. Ky është momenti ideal për të zgjidhur probleme që ju shqetësojnë . Në anën shpirtërore ndjeheni fajtorë. Një njohje këtu e 3 muaj më parë mund të kthehet në  serioze. Ekonomia dhe financat janë në vend të parë. Mundësi të reja për investime.

Peshqit

Jeni në një periudhë të trazuar ku kërkoni shumë nga vetja. Kujdes, dy pune nuk mund t'i bëni, mbani njërën që të jeni të sigurtë për të ardhmen. Duhet të shikoni të pasnesërmen dhe jo të tashmen.  Dhjetditëshi i parë i korrikut do të jetë i vështirë për të gjitha shenjat, por sidomos për ju. Në fushën sentimentale lidhjet me Shigjetar dhe Dem janë një kombinim perfekt.