BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Lifestyle

Një maratonë në ballkon, nis sfida për të inkurajuar njerëzit të lëvizin në kushte karantine

Një maratonë në ballkon, nis sfida për të inkurajuar

Një çift nga Afrika e Jugut që jeton në Dubai do të zhvillojë një maratonë në ballkonin e tyre për të inkurajuar ata që duan të largojnë përkohësisht mendjen nga koronavirusi.

Sfida do të zhvillohet nesër në një ballkon të gjatë 19 metra dhe pritet të zgjasë midis shtatë dhe tetë orë, tha 41-vjeçari Collin Allin, i cili do të garojë së bashku me gruan e tij Hilda.

Collin dhe Hilda nuk do të jenë të parët që provojnë përvojën. Në rrjetet sociale, disa njerëz filmuan veten ndërsa po drejtonin një maratonë në shtëpi.

Në një ballkon me gjatësi shtatë metra në Francë, një burrë 32-vjeçar bëri më shumë se 6000 vrapime para-mbrapa, duke transmetuar maratonën e tij në “Instagram”.

Një tjetër ka ecur rreth tarracës së tij 727 herë, duke përfunduar 42.2 kilometra në pak më shumë se pesë orë me duartrokitjet e fqinjëve të tij.