
Postuar: 12/02/2019 - 18:25
Një përbërës i thjeshtë mund të jetë zgjidhja përfundimtare për rrobat e përsosura. Ju nuk keni nevojë për detergjentë ose aromatizues të shtrenjtë, por mjafton vetëm pak ‘uthull e bardhë në daulën e makinës larëse dhe ju merrni përfitime me të vërtetë interesante.
Para së gjithash, një filxhan gjysmë me uthull mban gjallërinë e ngjyrave dhe zvogëlon mbetjet e sapunit, ndihmon për të hequr njollat e deodoranteve nga rrobat e bardha.
Nëse shtoni gjysmë gotë uthull në ciklin e larjes, ju gjithashtu mund të merrni përfitime të mëdha për të neutralizuar erën e cigareve që shpesh marrin rrobat tuaja.
Kjo metodë është e vlefshme edhe për rrobat e leshta. Në fakt uthulla thyen ngarkesën statike që shpesh kanë disa inde.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: