BREAKING NEWS

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk është humbje për Bashën. Marrëveshja është rikthim në realitet, ka anë pozitive

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk
x

Lifestyle

Një tjetër ndjekje fantastike! Policia tashmë po shfrytëzon stërvitjen për të kapur të pabindurit ndaj masave kundër Covid

Një tjetër ndjekje fantastike! Policia tashmë po shfrytëzon

Qoftë për situatën e tanishme me koronavirusin, qoftë edhe në një ditë normale, videoja e mëposhtme bën kurdoherë për të qeshur.

Një i ri ndërsa bënte vrap në buzë të detit në Pescara të Italisë nuk i shpëtoi dot syrit të policisë. Edhe pse tentoi t’ia mbathte dhe mendoi se i shpëtoi, por, jo, s’ishte ashtu, sepse polici e ndoqi nga pas dhe e ndaloi.

Personat që e kanë xhiruar videon, dëgjohet të thonë: “Vrapuesi me bluzë të kuqe vrapon shumë shpejt, shumë shpejt, nuk ndalet. Një ndjekje fantastike”!

Policia më në fund e kapi të pabindurin dhe djaloshi mori një gjobë prej 4 mijë euro.