BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Lifestyle

Njerëzit mezi po e prisnin! Del në shitje testi për koronavirusin që kryhet në shtëpi pa nevojën e mjekëve

Njerëzit mezi po e prisnin! Del në shitje testi për koronavirusin

Mediat perëndimore njoftojnë se është shpikur testi që kryhet në shtëpi dhe tregon nëse jeni të prekur nga koronavirusi .Britania e Madhe ka blerë tashmë 3.5 milion teste të tilla që pritet të mbërrijnë së shpejti dhe t’i shpërndahen popullatës, raportojnë mediat në Britani.

Sharon Peacock e Shëndetit Publik të Britanisë së Madhe informoi deputetët lidhur me këtë zhvillim.

Ajo tha se testet janë duke iu nështruar një prove për t’u siguruar se funksionojnë, dhe më pas do të nisë shpërndarja.

Si funksionon testi i antitrupave për Covid-19?

Testi kryhet duke marr gjak nga maja e gishtit të një personi. Gjaku analizohet për antitrupa, dhe nëse një person ka qenë i prekur më herët nga koronavirusi, atëherë trupi i tij nis të prodhojë antitrupat për Covid-19. Duke identifikuar praninë dhe matur nivelin e këtyre antitrupave mund të kuptohet nëse personi është i infektuar me Covid-19.

Ekspertët thonë se ty test do të identifikojë edhe ata persona që mund të jenë infektuar por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Testi do të shitet në dyqanin online “Amazon” por edhe në shumë njësi të ndryshme në Britani.