BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Lifestyle

Njerëzit po dynden për të bërë blerje për të mbushur depot, një market bën gjestin më të ndjerë

Njerëzit po dynden për të bërë blerje për të

Pas skenave të blerjeve nga paniku të sendeve si letra higjienike në Australi, një zinxhir marketesh në këtë vend vendosi një rregull interesant.

Sipas medieve australiane, supermarketi vendosi të linte një orar të veçantë në javë vetëm për të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara, për të bërë blerjet e nevojshme.

Por ndërsa disa blerës vlerësuan iniciativën, të tjerët u ankuan për mungesë të stokut të disa sendeve dhe krijimin e radhëve të gjata jashtë disa supermarketeve.

“Është e rëndësishme, por nuk mendoj se është mënyra më e mirë. Nisma e duhur do të ishte dërgimi i produkteve në shtëpi për të moshuarit”, -tha një 70-vjeçar në Sidnej.