Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njeriu më i pasur në botë rrëfen si media e shantazhoi me fotot intime

Postuar: 11/02/2019 - 18:57

Njeriu më i pasur në botë, themeluesi i amazon.com, Jeff Bezos, akuzoi “National Enquirer” për shantazhim.Sipas tij, pronari i tabloidit e kishte kërcënuar përmes një e-maili se do të publikonte foto të nxehta të tij me Loren Sanchez, gazetarja me të cilën sipërmarrësi ka pasur një lidhje. Miliarderi që zotëron gjithashtu “Washington Post”, pohoi në blogun e tij se media i kishte kërkuar të bënte një deklaratë të rreme publike se raportimi për lidhjen e tij jashtëmartesore nuk ishte i motivuar politikisht.

Sipas e-maileve të shfaqura në blog, avokati i kompanisë kishte propozuar të mërkurën se fotot nuk do të publikoheshin nëse do të kishte një deklaratë te tillë publike. “National Enquirer” konsiderohet si e afërt me Donald Trump dhe Bezos nuk ja kurseu kritikat presidentit.
 
“Fakti që unë jam pronar i Washington Post, e bën të mendojë se jam armiku i tij. Është e pashmangshme që persona të tillë të fuqishëm që janë objekt i raportimeve mediatike, të mendojnë se unë jam armiku i tyre. Presidenti Trump është një nga këta persona”
 
Bezos dhe bashkëshortja MacKenzie, njoftuan muajin e kaluar se do të ndaheshin. Lajmi erdhi pak para se “National Enquirer” të raportonte mbi lidhjen jashtë martesore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:53

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e shenjës së mëposhtme xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që e bren nga brenda.

Postuar: 26/06/2019 - 07:06

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 25/06/2019 - 07:08

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 24/06/2019 - 07:08

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 24 qershor 2019.

Postuar: 23/06/2019 - 22:08

Një delfin ka sjellë në jetë të voglin e saj në bregun e Gjirit të Lalëzit.

Postuar: 21/06/2019 - 12:28

Sezoni i Binjakëve ishte një periudhë e vërtetë argëtimi dhe prej ditës së sotme futemi në sezoni

Postuar: 21/06/2019 - 07:05

 Dashi