BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Lifestyle

Njihuni me 5 shenjat më “kokëfortë” të horoskopit

Njihuni me 5 shenjat më “kokëfortë” të

Gjithsecili ka rreth vetes persona që duan t’u dalë gjithmonë e vetja. Njerëzit e këtyre pesë shenjave që gjeni më poshtë janë shumë të fiksuar dhe nuk heqin dorë në asnjë mënyrë nga kokëfortësia e tyre e tepruar, aq sa shumëkush i quan kokëfortë ose kokëderrë.

Demi:

Të parët që kryesojnë listën e kokëfortëve janë personat e lindur në shenjën e Demit. Është e vështirë të bëni kompromis me të, pasi jo vetëm që s’do të nxirrni gjë në dritë, por ka shumë gjasa ta bëni nervoz/nervoze. Këmbëngulja e tyre mund të jetë aq intensive dhe nuk do të ndalen derisa të pranoni se është e drejtë.

Luani:

Do të ishte habi e madhe po të mos gjenim Luanin në këtë klasifikim, pasi është me të vërtetë një kokëfortë i lindur. Për të është shumë e rëndësishme të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të

merren për bazë mendimet dhe qëndrimet e tij. N.q.s e kupton se ju nuk jeni duke e marrë seriozisht, mund bëjë gjithçka që t’ju bindë se ajo që po thotë është e vërtetë.

Virgjëresha:

Kur flisni me një Virgjëreshë, duhet të jeni të sigurtë që ata kanë bërë të gjitha hulumtimet e nevojshme dhe kanë kontrolluar dy herë të dhënat që do t’ju tregoni. Ky është momenti kur edhe nxjerr në pah kokëfortësinë e saj duke mos pranuar asnjë mendim dhe qasje ndryshe, përveç asaj që beson vetë.

Akrepi:

Nëse keni një familjar, mik/mike apo partner që i përket kësaj shenje, nuk mund të mos e vini re kokëfortësinë e tij. Për Akrepin mendimi i të tjerëve vlen një xhufkë dhe vetëm ai, ajo ka të drejtë. Akrepi e di mjaft mirë se nuk mund të shkëlqejë në gjithçka, por kjo nuk e pengon të shfaqë gjithë kohës fodullëkun e tij.

Bricjapi:

Bricjapi është gjithashtu kokëfortë dhe urren të duket ”budalla”. Nëse është e nevojshme, ai do të vendosë gjithë energjinë e tij për të treguar se është i shkathët dhe do të mbrojë veten, derisa t’i zhgënjejë të tjerët. Bricjapët janë të zellshëm dhe nuk shmangin punën e vështirë, kështu që ata nuk pranojnë asgjë të gabuar.