BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Lifestyle

Njihuni me fshatin më të rrezikshëm! Si e infektoi gjysmën e Europës me koronavirus, pavarësisht alarmit, vazhdon turizmi

Njihuni me fshatin më të rrezikshëm! Si e infektoi gjysmën e

Koronavirusi tashmë është kryefjala që ka vënë në rrezik njerëzimin në mbarë botën.Histori të ndryshme vinë nga disa zona të rruzullit tokësor, por njëra prej tyre është ajo që do ju habisë më shumë.Më pak se një muaj përpara, më datë 29 shkurt një avion u ul në kryeqytetin e Islandës, Reikjavik.

Brenda tij, kishte turistë që sapo ishin kthyer nga pushimet në fshatin Ischgl në Tirol të Austrisë.Ata kishin bërë ski në fshatin me 1500 banorë, të njohur si parajsa e skive.

Më pas, meqë koronavirusi kishte nisur të infektonte botën, ata bënë testimet e nevojshme, ku gjysma rezultoi pozitivë.Menjëherë u kuptua se zona e Tirolit ishte e rrezikshme, shkruan gazeta Corriere della Sera.

Për pak ditë u kuptua se rasti i Islandës nuk ishte i izoluar. Shumë vende në Europën qendrore dhe veriore kishin raste të importuara nga Tiroli i Austrisë.

Më 7 mars, autoritetet norvegjeze testuan një grup turistësh që kishin qenë në Ischgl për ski. Të nesërmen u mësua se thuajse gjysma e personave të infektuar në Norvegji, 491 nga 1198, kishin qenë në Ischgl për ski.

Më 13 mars, edhe Gjermania e shpalli këtë zonë të rrezikshme, pasi 200 njerëz që kishin qenë me autobus në Ischgl, rezultuan pozitivë.

Pavarësisht alarmit, edhe fundjavën vazhdoi turizmi në Ischgl. Më 15 mars u lajmërua për situatën. Qindra turistë nisën të largohen, shumë prej tyre pa u testuar.

Tashmë fshati është izoluar, por është shumë vonë. Në Ischgl për momentin ka 400 infeksione, thuajse dyfishi i atyre në Vjenën me 2 milionë banorë.

Qindra e mijëra raste nëpër Europë e kanë origjinën nga ky vend. “Babëzia për paratë e mposhti përgjegjshmërinë për shëndetin e njerëzve”, tregohet e ashpër gazeta austriake Der Standard në një koment.

Sipas saj, qeveria lokale e Tirolit kërkonte të grumbullonte sa më shumë të ardhura deri në fund të sezonit turistik.