BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Lifestyle

Njihuni me spiunet që përcaktuan rrjedhën e historisë/ Dinake, joshëse e mjaft kurajoze

Njihuni me spiunet që përcaktuan rrjedhën e historisë/

Nga Mata Hari tek Gertrude Bell, nga Marlene Dietrich tek Luisa Zeni. Agjente sekrete me një armë më shumë: joshjen femërore. Tinzare, kurajoze, të bukura, të guximshme dhe të  papërmbajtshme.

Spiunet “rozë” kanë luajtur një rol thelbësor në intrigat ndërkombëtare që kanë shenjuar përplasjet e nëndheshme, midis shteteve dhe shërbimeve sekrete. Figura mitike, mes historisë dhe legjendës, që për nga dinakëria nuk kanë asgjë më pak se sa James Bond, por që plus kanë patur një talent femëror: aftësinë e jashtëzakonshme për të joshur. Dhe falë veprimeve të tyre, ato shpesh ndryshuan rrjedhën e historisë, madje edhe më shumë se presidentët dhe krerët e shteteve.
Më e famshmja është ndoshta Mata Hari, balerinia simpatike ekzotike gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila ra në dashuri me një oficer gjerman dhe u vetëofrua si agjente e fshehtë, si për Francën dhe për Gjermaninë: një lojë e dyfishtë që i kushtoi jetën: u pushkatua nga francezët, duke refuzuar të mbante shami në sy.

E njohur për publikun e gjerë prej interpretimit të Nicole Kidman, është Gertrude Bell, arkeologia “Mbretëreshë e Shkretëtirës”, shumë afër me Uinston Churchillin: Gjithmonë, gjatë Luftës së Madhe, ajo mbështeti si agjente e fshehtë Revoltën Arabe të Lorencit të Arabisë.

Edhe diva e madhe gjermane Marlene Dietrich është një nga spiunet, edhe pse nuk ka prova të sigurta. Aktorja e ‘The Blue Angel’ u ofroi agjentëve të fshehtë amerikanë të bashkëpunonin për të vigjiluar aktivitetet subversive në ushtrinë amerikane, gjatë një sërë shfaqjesh në front, në vitin 1944.

Në krah të këtyre figurave, mes biznesit të argëtimit dhe spiunazhit, janë shumë gra që kanë punuar larg prej prozhektorëve. Gjatë Luftës Civile Amerikane, Isabella Maria Boyd – e njohur më mirë si “Belle Boyd” – luajti një rol të çmuar në kalimin e informacioneve të rezervuara, tek përfaqësuesit e konfederatës. Misteriozja “Fräulein Doktor” (emri i vërtetë nuk u mësua kurrë) ishte spiunia më efiçente në shërbim të Gjermanisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që amerikania e bukur Amy Elizabeth Thorpe – me emrin e koduar “Cynthia” – u rekrutua nga shërbimi britanik për t’iu kundërvënë nazizmit.

Në listën e spiuneve femra është edhe italiania Luisa Zeni. E lindur në Arco në vitin 1896, ajo fliste përsosmërisht gjermanisht dhe bashkëpunoi me shërbimet e fshehta italiane gjatë konfliktit të parë botëror, duke marrë informacione të rezervuara për austriakët.