BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Lifestyle

Nuk e dimë si do ja bëni, por këto ushqime shmangini sa të mundni: S'bëjnë 1 lek!

Nuk e dimë si do ja bëni, por këto ushqime shmangini sa të

Nëse ju intereson se çfarë po hani, me siguri keni lexuar shumë po shumë  lista ushqimesh të cilat duhet t’i shmangni automatikisht për të mirën e shëndetit tuaj. Shumë prej tyre mund të përmbajnë më shumë sheqer nga ç’e keni imagjinuar apo elementë të cilët janë fare ushqyes për metabolizmin tuaj. Për shembull tani të gjithë e dini se shumica e yogurt-eve përmbajnë po aq sheqer sa një akullore e mirëfilltë.

Gjithsesi, janë disa lloje ushqimesh për të cilat dietologët kanë ndezur alarmin dhe këshillojnë përdorim sa më minimal të tyre.

1.Vaji i kokosit.

U bë shumë kohë që njerëzit e përdorin vajin e koksit pothuajse për çdo gjë. Që nga trupi, flokët e qerpikët e deri tek lëngjet dhe kafja. Por gjithsesi duhet bërë kujdes të mos teprohet me të, për shkak të yndyrës që përmban. Dy lugë në ditë janë mjaftueshëm, balanca është gjithçka.

2. Ushqimet pa gluten

Biskotat apo kekët pa gluten në fund të ditës janë gjithsesi biskota dhe kek. Mungesa e glutenit nuk do të thotë që ky produkt do të bëjë mrekullira në metabolizmin tuaj, apo do t’ju ndihmojë për të rënë nga pesha. Përpiquni t’i shmangni sa më shumë. Kanë shumë kalori dhe kushtojnë shumë.

3. Patatinat e çdo lloji.

Patetinat mund të kenë pak kalori dhe nuk na shëndoshin, por s’kanë asnjë vlerë ushqyese. Peshë nuk do të fitoni, por sheqeri në gjak do të rritet pa kuptuar. Gjeni diçka më të shëndetshme.

4. Pijet energjike

Përpiquni të konsumoni sa më pak pije të tilla. Aq më tepër gjatë kohës që ushtroheni fizikisht, pasi ka rrezik t’ju shtohen rrahjet e zemrës. Të pini pije të tilla është njësoj sikur të luani lojën më të rrezikshme me trupin tuaj.