BREAKING NEWS

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të shëruar dhe 3651 të infektuar në 24 orë

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të
x

Lifestyle

Nuk e ka çdokush shansin, ja pse ju duhet patjetër një shoqe Dashi në jetën tuaj, karakteristikat që ndoshta nuk i dinit

Nuk e ka çdokush shansin, ja pse ju duhet patjetër një shoqe

Duke filluar nga dita e nesërme do të hymë zyrtarisht në shenjën e Dashit, një nga shenjat më të forta, punëtore dhe krenare të të gjithë zodiakut. Dhe nëse keni fatin që shoqja juaj të jetë DASH, keni të gjitha arsyet e botës për t’u xhelozuar nga të tjerët, pasi shoqja DASH është motra që çdokush do të donte të kishte. Po çfarë e bën kaq të veçantë këtë shenjë? Përse shoqja DASH është një thesar, për të cilin duhet të kujdeseni gjithmonë.

1.Ka një karakter të fortë e nuk dorëzohet kurrë: Të mërzitura sepse gjërat nuk shkojnë mirë në punë, keni probleme me partnerin dhe ndihen të lodhura nga gjithçka? Një shoqe Dash është aty për t’ju treguar se jeta nuk është vetëm bardhë e zi, përkundrazi ka ngjyra shumë të bukura. Është e fortë dhe e palëkundur. Për të fjala disfatë nuk ekziston, ndaj mos mendoni se mund të hiqni dorë lehtë. Energjia e saj është ngjitëse.

2.Di të jetë kritike aty kur duhet: Të kesh një shoqe të mirë, nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh pranë vetes dikë që thjesht të përkëdhel sedrën. Shoqet e vërteta duhet të ngrenë edhe zërin, apo të shkulin veshin, dhe DASHI e bën që ç’ke me të. Di të jetë kritike dhe asnjanëse aty ku duhet, madje shpeshherë është ajo që vë frerët në miqësi.

3.Ka shpirtin e sakrificës: Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por një shoqe DASH karakterizohet nga shpirti i sakrificës në miqësi. Është ajo e cila kursen, mbledh, llogarit edhe gjënë më të vogël tek vetja, në mënyrë që t’ju kënaqë.

4.Të mbron nga çdokush: Princeshat në librat për fëmijë kanë heronjtë, kurse vajzat e vërteta kanë shoqet DASH të gatshme për t’i mbrojtur nga çdokush. Askush nuk do të guxonte të mpleksej me ju, sepse gjërat mund të përfundojnë keq më pas.