Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk iu besojnë syve çfarë i gjetën balenës në stomak: S'kemi parë ndonjëherë kështu

Postuar: 18/03/2019 - 14:31

Një balenë është gjetur e ngordhur pasi kishte ngrënë 40 kg mbetje plastike.  Balena është gjetur nga aktivistët në brigjet filipineze, dhe është cilësuar si një nga rastet më të këqija të helmimit.

Balena e ngordhur kishte në stomak qese dhe thasë orizi etj. Kafsha vdiq nga uria sepse nuk kishte qenë në gjendje të hante për shkak të plehrave që i kishin mbushur stomakun e saj, tha Darrell Blatchley, drejtor i  muzeut D'Bone.

"Është shumë e neveritshme ne kemi kryer ndërhyrje në 61 delfinë dhe balena në 10 vitet e fundit dhe kjo është një nga sasitë  më të mëdha të plastikës që kemi parë ndonjëherë në stomakun e një gjitari."

Vdekja vjen vetëm disa javë pasi Aleanca Globale për Incinerator publikoi një raport mbi sasinë "tronditëse" të plastikës një përdorimshme në Filipine, duke përfshirë rreth 60 miliardë qese në vit.

Filipinet kanë ligje të rrepta për depozitimin e mbeturinave, por ambientalistët thonë se këto nuk janë zbatuar. 

Grupi i aktivistëve  që u mor me ekzaminimin shprehet se Filipinezët janë një nga ndotësit kryesor të oqeanit për shkak të përdorimit të plastikës.

Kjo lloj ndotjeje, e cila është gjithashtu e përhapur në vende të tjera të Azisë Juglindore, rregullisht i vret kafshët e egra si balenat dhe breshkat që konsumojnë mbeturinat.

Në Tajlandë, një balenë  vdiq vitin e kaluar pas gëlltitjes së më shumë se 80 qeseve plastike. Një breshkë e gjelbër, një specie e mbrojtur, pësoi të njëjtin fat  po në vitin 2018.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 09:18

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Postuar: 19/04/2019 - 23:53

Personat që i përkasin shenjës së akrepit përputhen krejtësisht me shprehjen “i pangopshë

Postuar: 19/04/2019 - 18:37

Astrologe Meri ka renditur edhe për muajin prill, shenjat më me fat.

Postuar: 19/04/2019 - 09:19

 Nëse mendoni se së fundmi nuk keni pasur fat atëherë ju duhet një hajmali.

Postuar: 18/04/2019 - 19:16

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Wuinsconsin të Amerikës.
 

Postuar: 18/04/2019 - 16:16

Këtë javë, njerëzit në mbarë botën do të fillojnë festimet e tyre të Pashkëve, duke filluar me