
Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Nuk janë shqiptarët, njihuni me shoferët më të këqij në Europë

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2022

Shoferët më të këqij në Europë sipas statistikave janë ata grekë.
Një sondazh i ri, i kryer në vendet europiane, zbulon se 79% e tyre kanë mendim negativ për shoferët e tjerë nëpër rrugët e qyteteve të tyre, por sigurisht, 97% mendojnë se vetë janë shoferë të mirë.
Studimi u realizua nga kompania Ipsos, me 12400 shtetas të vendeve europiane, në mars 2002, për llogari të “Vinci Autoroutes”, firmës që administron autostradat franceze.
42% e polakëve thanë se në vendin e tyre ngarja e makinës bëhet nën moton “secili për vete”. Të njëjtin perceptim për veten e kishin vetëm 7% e spanjollëve. Ndërkohë, 25% e britanikëve pretendojnë se kur janë në timon, dalin nga vetja.
Sondazhi del gjithashtu në përfundimin se paragjykimet për kombësitë e ndryshme, shpesh, dalin të vërteta. Vetëm 16% e italianëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të sjellshëm në timon, ndërsa 14% e francezëve pranojnë se janë të stresuar kur ngasin makinën. Ndërsa 68% e britanikëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të kujdesshëm teksa ngasin makinën.
Të pyetur për të gjykuar sjelljen e shoferëve nga shtete të tjera, gjërat ndryshojnë. Gjermanët thanë se vetëm 30% e shoferëve të shteteve të tjera ishin agresivë në timon. Më kritikët ishin spanjollët dhe britanikët, 70% e të cilëve thanë se shoferët e vendeve të tjera kishin probleme.
Sidoqoftë, vendin e parë për ankesa e mbajnë grekët, të cilët thonë se 91% e shoferëve europianë nuk e ngasin makinën si duhet.
Grekët gjithashtu renditen në vend të parë për përdorimin e telefonit në timon, pasi 77% e tyre pranuan se bëjnë telefonata teksa ngasin makinën, ndërsa 83% pranuan se përdorin telefonin për veprime të tjera. Në vend të fundit për këtë kategori, renditen spanjollët, 62% e të cilëve pranojnë se përdorin telefonin në timon.
Grekët gjithashtu u renditën të parët për ngarje të makinës në mënyrë të rrezikshme. 30% e tyre pranojnë se i japin makinës me shpejtësi, kalojnë semaforin me të kuqe, nuk ngadalësojnë kur ka punime në rrugë dhe nuk mbajnë distancë sigurie mes makinave.
Sondazhi u publikua në prag të pikut të sezonit turistik në Greqi, ku pushues nga e gjithë Europa dhe bota mblidhen në rrugët – shpesh të ngushta – të ishujve dhe qyteteve bregdetare greke.
Më të lexuarat


Tre gjëra në shtëpi që na shkaktojnë stres pa e kuptuar

Këto do të jenë katër ditët e “mallkuara” të korrikut për secilën nga shenjat e Horoskopit

“Këto janë dy datat me fat”, astrologia e njohur parashikon surprizat që na presin dhe këshillat që duhet të kemi parasysh

Mërkuri futet në Gaforre, astrologia e njohur parashikon çfarë kanë rezervuar yjet për ne në këtë periudhë

Zbulohet specia e re gjigante, më i madhi në botë (Foto)

Korriku, muaji i stabilitetit ekonomik dhe mundësive të reja…..parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Kini kujdes/ Astrologët paralajmërojnë se këto 4 data në korrik do të jenë të vështira për të gjitha shenjat e horoskopit

Dimri apo vera? Mësoni cila është stina e preferuar e shenjave të horoskopit!

E keni ditur? Ky është gabimi i madh që bëni kur pini kafe në mëngjes

Merrni ngjyrën e preferuar në plazh dhe doni ta ruani sa më gjatë? Mësoni 4 mënyrat për t’ia arritur këtij qëllimi
