Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk ndalonte së ankuari se donte ndenjëse pranë dritares, stjuardesa i gjen zgjidhjen ideale

Postuar: 14/11/2018 - 07:58

Punonjësit e fluturimit duhet të merren me shumë situata të pazakonta dhe të vështira në punën e tyre.Duke qenë të mbërthyer në një hapësirë ​​të mbyllur me një tufë të huajsh, mijëra milje sipër në ajër, kjo nuk është fare një punë e lehtë.

Mos të harrojmë pastaj se duhet të buzëqeshin gjithmonë dhe të jenë të sjellshëm me çdo person gjatë shërbimit të tyre.Sidoqoftë ndonjëherë të gjitha këto të mbledhura bashkë mund të venë në provë edhe durimin e njeriut më të qetë në botë.

Kështu, para një situate të tillë është vënë një stjuardesë me një pasagjer që nuk ndalonte së ankuari. Problemi i tij ishte ndenjësja , e cila nuk kishte dritare.

E ndodhur para ankesave pa pushim, vajza gjeti një zgjidhje sa të zgjuar edhe gazmore. Ajo i vizatoi një dritare pasagjerit të saj të mërzitur dhe ja ngjiti në “mur”. Kështu ai mund të shihte retë edhe qiellin.

Imazhi i postuar nga një agjenci fluturimesh në Japoni është bërë viral në rrjetet sociale.

Sipas njoftimeve, sedilja e tij nuk ishte pranë dritares, edhe pse ai kishte paguar ekstra për të pasur një pamje të qiellit. Pasagjeri i paidentifikuar thuhet se ka kërkuar që të zhvendoset në një rresht tjetër, por doli se nuk kishte asnjë vend të lirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 21:15

 Meri Shehu në parashikimin e saj për shenjat e horoskopit ka treguar se për një nga shenjat e horoskopit ekziston mundësia të ketë rënë në kurth dhe bëhet fjalë për bricjapin.

Postuar: 24/05/2019 - 09:13

ktorja e filmave për të rritur, Esperanza Gomez ka ndarë disa këshilla për meshkujt që duan të

Postuar: 24/05/2019 - 07:04

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si d

Postuar: 23/05/2019 - 18:27

Fëmija që i përket shenjës së Dashit është shumë i gjallë e plot energji.

Postuar: 23/05/2019 - 16:11

33-vjeçari, Seth Megow u martua me gruan e tij qëkur ajo ishte vetëm 19 vjeç.

Postuar: 23/05/2019 - 11:10

Jane Park, vajza që mori famë kur fitoi lotarinë EuroMillions në moshën 17-vjeçare, ka nisur të

Postuar: 23/05/2019 - 07:56

Karakteristikat e shenjës së horoskopit janë shpesh identifikuese për njerëzit.