BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Lifestyle

Numëron deri në 100 në 6 gjuhë, njihuni me gjeniun 4-vjeçar që di të lexojë

Numëron deri në 100 në 6 gjuhë, njihuni me gjeniun

Një fëmijë gjeni, i cili mësoi  të lexonte në moshën dy vjeçare, është bërë anëtari më i ri i Mensa-s në Britani (një organizatë që mbështet fëmijët shumë të aftë). Teddy Hobbs tashmë mund të lexojë libra të Harry Potter dhe të numërojë deri në 100 në gjashtë gjuhë të tjera, duke përfshirë mandarin, uellsisht, frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht.

Vogëlushi, i cili lindi përmes IVF, u pranua në organizatën elitare në moshën tre vjeç e nëntë muaj vitin e kaluar pasi shënoi 139 në një test IQ. Prindërit Beth dhe Will Hobbs, nga Portishead, Somerset, nuk e kishin idenë se sa i zgjuar ishte Teddy.

“Ne bëmë një test IQ, i thamë se do të ulej dhe do të bënte disa enigma me një zonjë për një orë, dhe ai mendoi se ishte gjëja më e mrekullueshme. Pasi ai e përfundoi atë, na thanë se ai kishte të drejtë të bashkohet në Mensa-s”, është shprehur nëna e tij.

Nëna e tij tregon gjithashtu se Teddy nuk ka interes për lojërat apo tv, por të zgjidhë ushtrime dhe sfida të ndryshme. Gjithashtu Teddy kujton edhe bisedat që kanë bërë vitin e kaluar për Krishtlindje. Ai nuk dëshiron të luajë, por ka dëshirë të përdorë aplikacione që e mësojnë të numërojë deri në 100 në shumë gjuhë të ndryshme.

Prindërit e Tedit po përpiqen ta mbajnë atë “të përulur” pavarësisht inteligjencës së tij, për ta parandaluar atë të zhvillojë çdo lloj “kompleksi superioriteti”.

Tani 4 vjeç, Teddy me sa duket nuk është në dijeni se sa i talentuar është në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij.

“Miqtë e tij mund të lexojnë disa shkronja të alfabetit, ndërkohë ai mund të lexojë Harry Potter. Më kujtohet që një ditë e çova në çerdhe dhe i thashë se ai ka mësuar vetë të lexonte dhe askush nuk më besoi në fillim. Natyrisht ne nuk e lejojmë atë të lexojë Harry Potter, ne zgjedhim libra më të përshtatshëm emocionalisht, por ai në thelb është në fazën ku mund të lexojë çdo gjë që i vendosim përpara”, u shpreh ajo.