Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nusja ishte në gjumë, vjehrra merr në telefon të birin e saj dhe i bëjnë "gjëmën" foshnjës

Postuar: 11/02/2019 - 19:59

 Vendosja e emrit të foshnjës nuk është aspak një vendim i lehtë për prindërit. Një nënë e re u trondit, pasi mësoi se vjehrra kishte arritur të bindte burrin e saj për të ndryshuar emrin që kishin rënë dakord për fëmijën e tyre. Edhe pse nëna e re mendonte se ajo dhe burri i saj ishin në një mendje për emrin e përsosur të djalit të tyre, por një ditë gjithçka ndryshoi, ku ajo zbuloi se burri i saj i kishte ndryshuar emrin djalit të tyre, pa i thënë asaj asnjë gjë, shkruan Mirror.

Dy muaj pas lindjes së fëmijës, nëna u tmerrua kur zbuloi se emri që kishin zgjedhur, nuk ishte në të vërtetë emri i tij ligjor – sipas certifikatës së lindjes. Mamaja amerikane pretendon se incidenti ka ndodhur kur ajo ishte ende e përhumbur pas operacionit cezarian.

Edhe pse ajo është zemëruar me bashkëshortin e saj, pasi ai nuk i tregoi asnjë gjë për ndryshimin e emrit, ajo ka thënë se personi që i ka ndryshuar mendjen burrit, është vjehrra dhe fajëson atë.

Ajo ka shkruar në një faqe këshillash për nënat me fëmijë: Djali im është dy muaj dhe unë sapo zbulova se bashkëshorti im shkroi emrin e mesëm të djalit tonë si ‘Finlay’ në vend të ‘Finley’ në të gjithë dokumentacionin e tij ligjor. Unë, sigurisht, jam i zemëruar, sepse doja që ai ta kishte emrin e mesëm “Finley” dhe unë kam besuar gjithë këtë kohë së ai e kishte emrin sikurse kishim rënë dakord.

Nëna amerikane fajëson vjehrrën e saj dhe të gjithë këtë punë e ka bërë në telefon me djalin e saj, pasi nuk jetojnë në të njëjtën qytet.

“Ajo e ka bindur bashkëshortin tim që ai ti ndryshojë emrin vogëlushit tonë, pasi ajo mendonte se ‘Finlay’ është më mashkullor se “Finley”, ka shkruar nëna e zemëruar.

Ajo ka thënë se mezi po pret të përballet me vjehrrën për ta sqaruar se pse ka ndërhyrë në ndryshimin e emrit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 11:10

Një djalë 5-vjeçar dëshironte të porosiste ushqime te McDonald's, por një gabim bëri që ai të merrte policinë.Fëmija i quajtur Iziah Hall, ndodhej në shtëpinë e tij në Ëyoming të Miçiganit, në momentit kur ishte i

Postuar: 20/04/2019 - 09:18

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 19/04/2019 - 23:53

Personat që i përkasin shenjës së akrepit përputhen krejtësisht me shprehjen “i pangopshë

Postuar: 19/04/2019 - 18:37

Astrologe Meri ka renditur edhe për muajin prill, shenjat më me fat.

Postuar: 19/04/2019 - 09:19

 Nëse mendoni se së fundmi nuk keni pasur fat atëherë ju duhet një hajmali.

Postuar: 18/04/2019 - 19:16

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Wuinsconsin të Amerikës.