Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Objektet shtëpiake që nuk e keni ditur se kanë datë skadence

Postuar: 19/06/2018 - 20:52

Shumica e njerëzve i hedhin ushqimet menjëherë sapo u ka kaluar data e skadencës, por shumë pak e dinë se edhe shumë sende shtëpiake që ne i përdorim çdo ditë kanë gjithashtu datë skadence. Sende si dërrasa e prerjes në kuzhinë apo furça e tualetit duhet të jenë në koshin e plehrave vetëm pas disa muaj përdorimi, sipas ekspertëve. Duke filluar nga sfungjerët e enëve, që duhet të zëvendësohen çdo javë, deri tek reçipetat që nuk duhet të mbahen asnjëherë më shumë se një vit, ja disa sende shtëpiake që nuk e keni ditur se kanë datë skadence.

Jastëkët: Çdo dy vite
Jastëkët duhet të ndërrohen të paktën një herë në dy ose tre vite, sipas ekspertëve.

Brisqet: Çdo tre ditë
Brisqet mund të jenë të kushtueshme, megjithatë ekspertët thonë se duhet t’i zëvendësoni sa herë të jetë e nevojshme. Dermatologia Stefanie Ëilliams thotë se në këtë rast janë një sërë faktorësh që përcaktojnë se sa shpesh duhet ta ndërroni briskun, megjithatë e mira është që të ndërrohet çdo 3-6 ditë. “Në përgjithësi sa më i mprehtë të jetë tehu aq më mirë është. Brisku duhet të rrëshqasë butësisht mbi lëkurë”, shprehet ajo.

Dërrasat e prerjes në kuzhinë: Çdo 12 muaj
Ju prisni perime dhe mish çdo ditë mbi të, por nuk e keni ditur se dërrasat e prerjes, sidomos ato të drurit, grumbullojnë baktere. Studimet kanë treguar se tek to gjenden 200% më shumë baktere fekale sesa në tualet.

Sfungjerët dhe pecetat e enëve : Çdo javë
Një fakt pak i njohur rreth sfungjerëve të enëve është se ato duhet të zëvendësohen çdo javë. Ekspertët kanë zbuluar se kur vendoni pecetën e lagur të enëve anash lavamanit pasi e keni përdorur atë, fillojnë të shumëfishohen menjëherë mikrobet dhe bakteret. Madje, një studim shokues zbuloi se 89% e pecetave për enë përmbajnë bakterin E.coli.

Lugët e drurit: Çdo pesë vite
Edhe lugët e drurit kanë datë skadence. Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, që e bën më të prekshme ndaj mikrobeve e baktereve, shpjegon John Oxford, profesor i Virologjisë në Barts dhe Spitalin e Londrës. Kjo mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.

Shapkat: Çdo gjashtë muaj
Sipas Bright Side, këto “këpucë” të rehatshme janë mjedisi përfekt për të përhapur infeksion fungal. Për të shmangur përhapjen e infeksionit,shapkat duhet të lahen mirë sa më shpesh të jetë e mundur. Përveç kësaj duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj për t’i mbajtur këmbët higjienike.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2018 - 20:02

Ka disa pyetje të cilat na ndihmojmë të shohim brenda mendje të njerëzve dhe ta kuptojmë se me çfarë personi jemi duke u marrë.Jo vetëm se këto pyetje ju ndihmojnë t’i kuptoni njerëzit që veçse i njihni, por edh

Postuar: 12/11/2018 - 19:37

Një reklamë për Krishtlindje e Supermarketit Iceland është ndaluar të transmetohet për arsye poli

Postuar: 12/11/2018 - 19:34

Janë disa karakteristika të caktuara të cilat, secili nga ne nuk arrin dot t’i tolerojë tek

Postuar: 12/11/2018 - 19:24

Shëruesit e popullsisë aborigjene të Australisë kanë nisur tashmë të sjellin traditën e tyre 60

Postuar: 12/11/2018 - 19:06

Një kamp radikal nacionalist në Ukrainë raportohet se u mëson dimive që 8-9 vjeç të përdorin Ka

Postuar: 12/11/2018 - 18:42

Gjatë festimeve të 101-vjetorit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore përveç takime

Postuar: 12/11/2018 - 17:31

Ne të gjithë kemi aftësi psikike, por jo të gjithë e dimë se si t’i përdorim ato.