BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Lifestyle

PAMJE TË RRALLA: Spektakël mbi lumin Han! 300 dronë krijojnë “show”, mesazhe inkurajuese qytetarëve dhe mjekëve: Falenderimet shkojnë për ju!

PAMJE TË RRALLA: Spektakël mbi lumin Han! 300 dronë krijojnë

Në një kohë kur bota po përballet me pandeminë e Covid-19. Një gjesi i bukur dhe shumë domethënës është vënë re në kryeqytetin e Koresë së Jugut. Qindra dronë u ndezën në qiellin e natës së Seulit për të krijuar mesazhe motivuese për qytetarët dhe mjekët.

Shfaqja filloi me mesazhe që i kujtonin njerëzit për masat paraprake kryesore, duke përfshirë maskat, larjen e duarve dhe mbajtjen e një distancë më shumë se 2 metër nga të tjerët.

PAMJE TË RRALLA: Spektakël mbi lumin Han! 300 dronë krijojnë

Më pas, dronët krijuan imazhe të një maske të rrethuar nga grimcat e koronavirusit, ndërsa në fund shfaqja 10-minutëshe i kushtoi edhe një dedikim të gjithë mjekëve që po përballen me pandeminë.

PAMJE TË RRALLA: Spektakël mbi lumin Han! 300 dronë krijojnë

“Falenderimet shkojnë për ju,”-shkruanin dronët në qiell dhe më pas formuan një siluetë të gadishullit Koresë me mesazhin: Gëzohu Kore!

Ngjarja e organizuar nga qeveria nuk u reklamua paraprakisht duke marrë parasysh interesin që mund të shkaktonte tek qytetarët një “spektakël” i tillë.