BREAKING NEWS

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të shërohen pacientët e vendosur në intubim

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa mundësi kanë të
x

Lifestyle

Pamje të frikshme, kamioni i ngecur mbi shina ndahet më dysh nga treni me shpejtësi të lartë, ndërsa shoferi…

Pamje të frikshme, kamioni i ngecur mbi shina ndahet më dysh nga treni

Një moment rrëqethës është filmuar me kamera amatore, ku shfaqet një kamion gjigant që kishte ngecur në mes të binarëve dhe goditet nga treni që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe që e bën copa.

Është mahnitëse se si një burrë që ishte në afërsi të kamionit arrin në sekondat e fundit të largohet dhe të shpëtojë, para se treni të godiste kamionin dhe ta bënte copa, transmeton “Telegrafi”.

Ngjarja është filmuar në Cibilo të Teksasit, ndërsa pamjet janë bërë virale. Ndërkaq burri që kishte të veshur një jelek me ngjyrë të verdhë, shihet se si vrapon dhe i shpëton për një fije të flokut vdekjes.

Besohet se burri është shoferi i kamionit që kishte ngecur në mes të binarëve dhe nuk arrinte ta largonte mjetin e rëndë, para se të kalonte treni me shpejtësi të madhe.