BREAKING NEWS

“Lista e arrestimeve fillon me...”, Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’ dhe zbulon arsyen e refuzimit të ambasadores Kim nga Presidenti: Ja kush po e përdor Metën dhe po lëviz në hije gjithë fijet e opozitës!

“Lista e arrestimeve fillon me...”, Kreshnik Spahiu plas
x

Lifestyle

Pandemia detyron njerëzit të futen në shtëpi, të gjithë në karantinë, kafshët rimarrin Tokën

Pandemia detyron njerëzit të futen në shtëpi, të

Me njerëzit anembanë botës që janë të detyruar të mbyllen në shtëpi kafshët po rimarrin hapësirat e munguara.

Në pistat e skive të boshatisura në Savoia, në mes të ditëve u pa një ujk.

Në Nara të Japonisë, mungesa e turistëve shtyu drerët, prej kohësh të pranishëm në parqe, për të eksploruar qytetin.

Në Tajlandë, majmunët e mësuar që merrnin ushqime nga turistët, tani, që njerëzit nuk po udhëtojnë më, kanë mbetur keq dhe në një zonë u panë duke u zënë për një banane.

Edhe në Itali ndihen efektet e karantinës. Në parqet në Milano janë shfaqur lepujt.

Në Cagliari, kanë nisur të lundrojnë delfinët në ujërat e portit.

Në Spanjë, pulëbardhat në kërkim të ushqimit rrethojnë ata pak pasagjerë që shikojnë nëpër rrugë. Deri pak ditë më parë ushqeheshin me mbetje të bareve dhe restoranteve. Tani që aktivietetet janë mbyllur, duhet të kërkojnë gjetkë.

Në Bogota, në Kolumbi, në një zonë rezidenciale të qytetit, u pa një lloj kojote e harruar ndër vite. Po në këtë shtet por në Neiva u pa një oposum me të vegjlit e saj.

Më të lexuarat