Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese kusht kryesor për...”/ Ambasadori takim të rëndësishëm me kryetaren e KED-së. Ambasada gjermane zbardh bisedën dhe çfarë u vendos

“Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese kusht kryesor për...”/
x

Lifestyle

Panik në një avion, pasagjeri bërtiti se kishte koronavirus, e vonoi fluturimin me orë të tëra, por...

Panik në një avion, pasagjeri bërtiti se kishte koronavirus, e

Një pasagjer vonoi një fluturim për tetë orë me radhë, pasi deklaroi se kishte koronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell “Telegrafi”, ngjarja ndodhi në linjën ajrore të “American Airlines” nga Dallas për në Nashville.

Pasagjeri i cili nuk është identifikuar, vazhdonte të qëndronte në bord, ndërsa pretendonte se kishte koronavirusin, i cili deri më tani ka infektuar në SHBA 3774 persona, ndërsa 69 të tjerë kanë ndërruar jetë.

“Njerëzit ishin habitur sepse askush nuk dinte se çfarë po ndodhte, njerëzit nuk e dinin nëse ishte me të vërtetë i sëmurë apo jo”, -tha pasagjeri Brandon Kenney.

Raportohet se pasagjeri më vonë u dëbua nga ky fluturim, teksa u përcoll nga oficerët e policisë.

“Menjëherë pasi u dëbua nga aeroplani, një nga policët u kthye, ndërsa shpjegoi situatën se personi tërë kohën kishte bërë shaka, kinse ishte i infektuar nga koronavirusi”, -shtoi pasagjeri.