Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partneri juaj këmbëngul?/ Ju nuk duhet t’ia thoni kurrë këto sekrete

Postuar: 14/09/2018 - 23:59

Mediat sociale nuk na lënë më asnjë hapësirë për sekrete. Bota duket gjithmonë e më e vogël dhe kjo mund të jetë gjë e mirë në një kuptim, por jo edhe aq në anën tjetër. Cila është ana e errët? Media sociale nuk i lë asnjë vend imagjinatës ditët e sotme. Sapo lind fëmija, hidhet menjëherë në Instagram, takimet e para, live në Twitter dhe gjithçka tjetër që bën gjatë ditës… kafet kudo e me këdo. Por ndalu vetëm një moment! Nuk je e detyruar të ndash çdo moment nga jeta online me të gjithë të tjerët. Sillu si një supervajzë dhe mbaj diçka për vete, pastaj luaj me të fshehtën tënde sa herë të mundesh.

Mjaft më me super shpërndarje dhe ruaj disa sekrete për veten. Sidomos nga partneri. Bëj kujdes me pyetjet dhe ngacmimet e tij.

Sa lidhje ke pasur

Nuk është e nevojshme ta thuash “numrin” me të gjithë ata që njeh apo del në takime. Kjo, në fakt, është një gjë e keqe, sipas disave, por e shkuara është e shkuar dhe je krejtësisht OK nëse vendos që këtë ta mbash për vete dhe t’i lësh ata që mendojnë ndryshe.

Veset

Deklarimi i cigareve mund të jetë i nevojshëm për doganën, ndërsa në bisedat e përditshme, kjo nuk është një mënyrë e mirë e sjelljes. Por, kujdes!  As sa cigare pi, as sa alkool, mos i përmend as me miqtë më të mirë, por as partneri nuk ka pse ta dijë. Në fund të fundit, kjo është diçka private, të cilën ai nuk ka pse ta dijë.

Pse u ndave nga ish-i i fundit

Të gjithë në fillim mund të bëhen kureshtarë për të mësuar arsyen e ndarjes. Ndoshta kjo është një sëmundje që e kemi pak të gjithë, por, në fund të fundit, është private dhe kështu duhet të mbetet. Nuk je aspak e detyruar të shpjegohesh cila është arsyeja e ndarjes, kështu që nuk ke pse e thua hapur.

Peshën që ke

Mund të ndihesh keq vazhdimisht sa herë ai mund të të thotë se ke shtuar kohët e fundit, por nuk ke arsye të justifikohesh as për këtë gjatë një bisede të zakonshme. Askush nuk duhet ta dijë, kështu që shmange nga çdo lloj bisede.

Sa është qiraja që paguan

Ke pyetur dikë sa lekë fiton? Gabim! Ke pyetur dikë sa qira paguan? Zakonisht, është një pyetje e mërzitshme, por ndodh shpesh në rrethin e miqve të ngushtë, ndonjëherë edhe mes të huajve, por është një pyetje tipike edhe për partnerin. Është e sikletshme, edhe sepse zakonisht njerëzit që të pyesin, nuk i lënë pas komentet “shumë shtrenjtë”, në rast se bëhet fjalë për kosto të larta jetese në zona të shtrenjta të qytetit. Kështu, në respekt të llogarisë personale të cilitdo, shmange këtë pyetje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:03

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
 
Dashi
 

Postuar: 20/02/2019 - 21:39

Një grua ishte shpallur në kërkim 18 vite më parë ndërsa trupi i saj është gjetur në frigorifer

Postuar: 20/02/2019 - 16:55

Një tortë e dekoruar në mënyrë të veçantë në një dollap frigoriferik në një dyqan pastiçerie në T

Postuar: 20/02/2019 - 16:12

Karl Lagerfeld, ikona legjendare e Chanel është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare

Postuar: 20/02/2019 - 15:58

Një e mitur ka ndërruar jetë, pasi konsumoi një akullore me arra.9-vjeçarja kishte shkuar në hote

Postuar: 20/02/2019 - 14:46

Gjatë një operimi mjekët e një spitali në Korenë e Jugut i kanë nxjerrë nga barku një pacienti,

Postuar: 20/02/2019 - 14:35

Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, me gjashtë pjestarë pa trajnim zyrtar, ësht