Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pashkët/ Çfarë është e Premtja e Zezë

Postuar: 14/04/2017 - 11:20

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

Intriga, shpifje, proces

Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhëtia dhe burgosja.

Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezuin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. “E gjitha ishte një proces me shumë truke”, thotë profesori i teologjisë, Ulrich Lüke, “sepse hebrenjtë nuk ishin zotër shtëpie, zotër shtëpie ishin romakët”. “Ata kishin përcaktuar se vetëm ata kanë të drejtë të marrin vendime me vdekje dhe t’i zbatojnë ato. Romakëve në fakt aq u bënte, nëse aty dilte njëri dhe pohonte se ishte i biri i Zotit. Ata qenë të interesuar për qetësi në vend.”

Për këtë shkak, shtresa e lartë fetare hebreje e kallëzoi Jezuin si kandidat për mbret, si nxitës kryengritjesh dhe si luftëtar për liri. “Guvernatori romak Pilatus pastaj i ra shkurt me Jezuin. Në bazë të të gjitha atyre që dimë për procesin, ai gjeti pak gjëra kundër Jezuit, por nën presionin e njerëzve vendosi ta dërgojë të vdesë Jezuin.” Vdekje me kryqëzim – një nga mënyrat më brutale të ekzekutimit në botën antike. Shpesh lufta me vdekjen e të akuzuarve zgjaste disa ditë.

Gjëra të çuditshme

Me siguri që vetëm pak prej atyre që e përjetuan kryqëzimin e Jezuit e nuhatën se aty po vdiste dikush me rëndësi të veçantë. “Përkufizimet teologjike se Jezui si qënie ishte Zot i vërtetë dhe njëkohësisht njeri i vërtetë janë përkufizime që u zhvilluan vetëm më vonë nga teologjia dhe filozofia,” thotë teologu Lüke. Megjithatë, në informacionet e Testamentit të Ri të Biblës raportohet se në kohën e vdekjes së Jezuit dielli u errësua, toka u drodh dhe ndodhën gjëra të tjera të pashpjegueshme. Jezui përjetoi pasojën e fundit të të qenit njeri, deri në vdekjen brutale.

Fundi vetëm një tranzicion

Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin. “Madje edhe dëshmitarë të tillë që nuk kishin menduar fare se ai do të ringjallej,” thotë Ulrich Lüke. Kështu, Maria e Magdalas, e cila ishte e para që e gjeti varrin bosh mendoi e shokuar se kufomën e patën vjedhur. “Ajo madje është kaq e verbuar nga lotët, sa nuk e njeh Jezuin kur ndeshet me të. U desh që ai t’i fliste asaj, që asaj t’i hapen sytë. Dëshmitarët e Pashkëve nuk erdhën në asnjë mënyrë me brohoritje në varreza, sepse e dinin që tani Jezui ndodhet aty si hero mbi të gjithë”. Vetëm përballja fizike me atë, që qe ringjallur nga të vdekurit, i bindi të krishterët e parë se ai vërtet jeton.

Perspektiva deri sot

Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. “Ato hapin një perspektivë të re. Që kjo jetë që ne njohim si të fundme dhe materiale, nuk është e fundit. Ajo zgjeron pra horizontin, i bën njerëzit të aftë që buzë varrit të mos shohin thellësinë e tij prej 1.80, por të shohin një horizont jete. “Kjo do të thotë: Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë. /DW

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 07:06

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Postuar: 25/06/2019 - 07:08

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 24/06/2019 - 07:08

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 24 qershor 2019.

Postuar: 23/06/2019 - 22:08

Një delfin ka sjellë në jetë të voglin e saj në bregun e Gjirit të Lalëzit.

Postuar: 21/06/2019 - 12:28

Sezoni i Binjakëve ishte një periudhë e vërtetë argëtimi dhe prej ditës së sotme futemi në sezoni

Postuar: 21/06/2019 - 07:05

 Dashi

Postuar: 18/06/2019 - 07:09

Ky është horoskopi për ditën e martë, 18 qershor 2019 që Noa.al sjell për ju.