Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përse veshjet duken më mirë tek vipat se njerëzit e zakonshëm?

Postuar: 12/09/2018 - 12:04

Nëse bisedon me njerëzit e duhur, shumë shpejt do të zbulosh se ekziston një sekret rreth veshjes së vipave për dekada me rradhë. Sigurisht që veshjet e shtrenjta dhe koleksionet më të fundit na ndihmojnë shumë që të dukemi mirë, por duhet edhe një qepje e mirë për të patur stilin e duhur. Stilistja Australiane Alarna Hope zbuloi se “gjithçka që shohim ka pësuar një ndryshim’, nga xhinset që vipat veshin në një ditë të zakonshme e deri këmishat, fundet e pantallonat.

 
Sipas stilistes e cila ka punuar me shumë vipa në të shkuarën mënyra më e mirë që të dukesh mirë është të blesh veshjen e duhur. Stilistët personal blejnë veshje të cilat janë fiks për trupin e klientit të tyre dhe më pas bëjnë ndryshime. Duket si një veshje shumë e shtrenjtë por në fakt kur veshja të rri mirë, bën një ndryshim të madh në pamjen tuaj. Kur vjen fjala te ndryshimet ekzistojnë disa të tilla që mund të bëjmë.
 
Ndryshimi i parë është gjatësia e veshjes:
 
‘Kur një palë pantallona kanë gjatësinë e duhur, këmbët tuaja duken më të gjata edhe kur visheni me të sheshta. Pantallonat e ngushta duhet të kenë një gjatësi sipër kyçit të këmbës ndërsa pantallonat të cilat janë të gjera duhet vetëm të prekin kurrizin e këmbës.
 
Ndryshimi i dytë që ju bën menjëherë të dukeni mirë janë mëngët:
 
‘Nëse mendon gjithnjë se ke një tufë mëngësh ose mënga e kalon kyçin e dorës dhe ju mbulon dorën, një shkurtim i thjeshtë i saj do të bëjë që të dukeni më mirë dhe më të rregullt.
 
Ndryshimi i fundit që mund ti bëni rrobave tuaja në shtëpi është shkurtimi:
 
‘Kur vishni një fustan ose fund me gjatësi deri te gjuri, sigurohuni që fustani të ketë gjatësinë e duhur dhe t’ju bëjë të ndiheni sikur është i gjatë.’

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 20:33

Një modele ruse është burgosur, pasi u hodh nga ballkoni i katit të katër në një hotel në Dubai, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte përdhunimit nga shefi i saj.

Postuar: 24/09/2018 - 19:46

“Burri më kapi para dy vitesh duke bërë dashuri me djalin e tij, dhe prej asaj dite jeta im

Postuar: 24/09/2018 - 19:40

Ka disa tema për të cilat ju thjesht nuk ndaloni së foluri.

Postuar: 24/09/2018 - 19:33

Unë jam nënë e dy vajzave binjake dhe pjesa më e vështirë e jetës sime ishte kur zbulova që bashk

Postuar: 24/09/2018 - 18:04

Ngjyra e gjelbër është një ngjyre e afert me ngjyren e kuqe.

Postuar: 24/09/2018 - 17:47

Shkencëtarët po konsiderojnë futjen e një kategorie të re të gjashtë të stuhisë, duke parashikuar

Postuar: 24/09/2018 - 17:44

Burra që ju lejohet të martohen me disa gra, hareme, mungesa e arsimimit, diamante dhe shami që s