BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Lifestyle

Personi që s’po harroni dot, me siguri i përket kësaj shenje

Personi që s’po harroni dot, me siguri i përket kësaj

Ti mund të kesh një listë të gjatë me arsye pse s’mund të jesh me dikë, por sërish ndjesitë, kimia dhe magjia mes jush është aq e madhe sa pranon “të lëndohesh” me dëshirë.

Pasi mbaron romanca, vjen pjesa më e vështirë: harrimi! Të gjithë kanë dikë emri i të cilit i kthen pas në kohë, i krijon qindra ndjesi nga më të çuditshmet dhe mbi të gjitha i kujton zemrën e thyer. Besojeni ose jo, edhe këtu ndikojnë yjet dhe shenja e tij/saj e horoskopit.

1. Për Dashin – Peshorja

Dashi pasionant dhe Peshorja romantike janë totalisht të kundërt, por kjo i bën të tërhiqen edhe më shumë pas njëri-tjetrit. Mes tyre ka kimi dhe zor se mund të mbajnë duart larg njëri-tjetrit sa herë janë bashkë, por kur gjërat nuk shkojnë siç duhet Dashi zemërthyer e ka të pamundur ta fshijë nga kujtimet Peshoren.

2. Për Demin – Shigjetari
Këta nuk janë një kombinim i thjeshtë. Gjithsesi misteri dhe tensioni që i ndan është në të njëjtën kohë elementi që i bashkon. Edhe pse e dinë që nuk janë për njëri-tjetrin s’do të heqin dorë nga romanca derisa ta zbulojnë çfarë ka që s’shkojnë. Pastaj, Demi do të qajë për Shigjetarin e humbur.


3. Për Binjakët – Peshorja
Këta e kuptojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Si dy nga shenjat më sociale të zodiakut, do të kalojnë periudha të lumtura bashkë dhe do të shihen me zili nga të tjerët për sharmin që përcjellin në çift. Ama ndarje me një Peshore s’është fare e lehtë për Binjakët e pavendosur.

4. Për Gaforren – Peshqit
Në fakt Gaforrja ka tendencën të mendojë për gjithë ish-të dashurit, si natyrë emocionale që është. Gjithsesi, njeriu që do t’i mungojë për shumë kohë nëse ndahet me siguri është i shenjës së Peshqve. Nëse mes tyre nuk funksionon, tek Gaforrja mbetet një boshllëk që do t’i shoqërojë për një kohë të gjatë.

5. Për Luanin – Ujori
Zakonisht Luani do më shumë kohë për ta marrë veten nga ndarja nëse është përfshirë me një tjetër shenjë zjarri, por Ujori bën përjashtim. Janë kaq të kundërt dhe mësojnë kaq shumë nga njëri-tjetri sa kur marrëdhënia nuk funksionon, për Luanin është një humbje e madhe. Do të ndihet i braktisur dhe do kohë që kjo ndjesi të zbehet.

6. Për Virgjëreshën – Ujori
Fillimisht ata do të shkojnë mirë. Do të stimulojnë njëri-tjetrin mendërisht dhe mund të flasin për orë të tëra pa u lodhur. Gati gati do të bëjnë lidhjen perfekte nëse diçka e papritur s’ndodh. Në këtë rast Virgjëresha do të ketë thuajse të pamundur të harrojë Ujorin e saj.

7. Për Peshoren – Demi
Të dy romantikë dhe fansa të jetës së mirë. Kur janë bashkë, lidhja është një arratisje nga realiteti, por nëse ndahen, për një Peshore është e vështirë të heq dorë nga Demi, aq më tepër kur kujtojnë ditët e para të lidhjes, kur gjithçka dukej si në filma.

8. Për Akrepin – Dashi
S’do të gjeni kombinim më seksi sesa një Dash dhe një Akrep. Janë ata që zihen çmendurisht për t’u pajtuar pas 5 minutash me po të njëjtin pasion. Do të bëjnë çdo gjë është e mundur që marrëdhënia të zgjasë, por nëse kjo s’ndodh Akrepit do t’i duhet të jetojë gjatë me kujtimin e Dashit.

9. Për Shigjetarin – Dashi
Janë të dy spontanë, të dhënë pas momentit dhe plot dëshirë për ta jetuar jetën plotësisht. Gjithsesi, edhe pse Shigjetarët e marrin veten shpejt nga ndarjet, s’është kështu nëse bëhet fjalë për një Dash. Kjo shenjë është kryesisht “pengu” i një Shigjetari.

10. Për Bricjapin – Peshorja
Kur Bricjapi të ndahet nga Peshorja për disa kohë do t’i mungojnë përjetimet e forta emocionale, energjia dhe natyra flirtuese e Peshores.

11. Për Ujorin – Ujori
Janë kaq unikë sa vetëm ata e kuptojnë njëri-tjetrin. Një minuta janë në sinkron të plotë, e ndërsa në tjetrën mund të zhduken pa dhënë asnjë arsye. Ky dinamizëm që i bashkon është po i njëjti që i ndan.

12. Për Peshqit – Virgjëresha
Virgjëresha praktike s’do të harrohet lehtë nga dikush i shenjës së Peshqve endërrimtarë. Kritikat e vazhdueshme të Virgjëreshës do t’i mërzisnin shumë Peshqit, por kjo s’ua bën më të shpejtë harrimin.