BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Pesë gjëra që nuk i dinit në lidhje me dashurinë

Pesë gjëra që nuk i dinit në lidhje me dashurinë

Dashuria është një gjendje kimike e mendjes sonë, e cila është pjesë e gjeneve tona dhe e ndikuar nga edukimi ynë. Ne jemi të prirur për romancë, sepse supozohet të jemi prindër të dashur, që kujdesen për foshnjat e pafuqishme.

Më poshtë po rendisim 5 gjëra që ju ndoshta nuk i dinit në lidhje me dashurinë, rënien në dashuri dhe jetën në çift. Ndonjëra është mjaft e qartë, megjithatë kjo listë mund të na nxisë të pyesim veten mbi mënyrën si sillemi me partnerët tanë…

1. Partneri bie në gjumë pas seksit? Mos kini frikë. Sipas një studimi nga Universiteti i Miçiganit, ky është një sinjal i unitetit dhe harmonisë në çift.

2. Dashuria e nënës dhe dashuria në çift, janë më të ngjashme se sa mendojmë ne. Instituti Maks Plank në Tubingen të Gjermanisë, ka kryer një sërë eksperimentesh mbi këtë temë, duke treguar se në të dyja rastet përfshihen të njëjtat zona të trurit. E thënë ndryshe, një nënë shfaqet para djalit si para personit të dashur.

3. Burrat që bëjnë për të qeshur, gra që qeshin. Në një studim të kryer nga Universiti Kornëll mbi 1 mijë njerëz ndërmjet 18 dhe 24 vjeç , u zbulua se cilësia më e vlerësuar për zgjedhjen e partnerëve është besnikëria, e ndjekur nga tërheqja fizike dhe angazhimi për të krijuar një familje, duke lënë statusin social dhe pasurinë në vendet e katërta dhe të pesta. Nga ana tjetër, në një tjetër studim në Universitetin Mejmaster në Ontario të Kanadasë, është konstatuar se humori lehtëson marrëdhëniet, por në mënyra të ndryshme për burrat dhe gratë. Gratë duan që burrat t’i bëjnë të qeshin, ndërsa burrat duan që parneret të vlerësojnë humorin e tyre.

4. Bashkëjetoni më parë, për ta nxitur të bëjë punë në shtëpi. Një studim i publikuar në “Revistën për Çështje të Familjes”, arriti në përfundimin se kryen më shumë punë në shtëpi, nëse para martesës ka patur një periudhë bashkëjetese me partnerien.

5. Më shumë divorce para moshës 25-vjeçare. Sipas studiuesve në Universitetin e Uashingtonit, martesa para moshës 25-vjeçare rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e divorcit, sidomos kur gruaja është më e madhe në moshë.