Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pësoi atak kardiak gjatë seksit, kompania shpallet fajtore për vdekjen e punonjësit

Postuar: 11/09/2019 - 23:19

Një kompani franceze është shpallur përgjegjëse për vdekjen e një punonjësi i cili pësoi atak kardiak ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me një të huaj gjatë një udhëtimi pune.
 
Një gjykatë në Paris vendosi se vdekja e punonjësit ishte aksident në punë dhe familja kishte të drejtë për kompensim.
 
Firma argumentoi se burri nuk po kryente detyra profesionale kur shkoi në dhomën e hotelit të gruas.
 
Por sipas ligjit francez një punëdhënës është përgjegjës për çdo aksident që ndodh gjatë një udhëtimi pune, thanë gjykatësit.
 
Burri, i quajtur Xavier X, punonte si inxhinier për TSO, një kompani e shërbimeve hekurudhore me bazë afër Parisit.
 
Ai vdiq në një hotel gjatë një udhëtimi në qendër të Francës në 2013, si rezultat i asaj që punëdhënësi e konsideroi një marrëdhënie jashtëmartesore me një të huaj.
 
Kompania kundërshtoi që vdekja të konsiderohet si aksident në vendin e punës.
 
Por gjykata e Apelit vendosi që një punonjës gjatë një udhëtimi pune ka të drejtë për mbrojtje sociale gjatë gjithë kohës së misionit të tij, pavarësisht rrethanave.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 10:16

Një vajzë 5 vjeçe ka pësuar një incident, derisa ishte duke pastruar dhëmbët e saj. Celeste Gravenmeier, ishte duke kërcyer mbi shtrat dhe të njëjtën kohë edhe duke pastruar dhëmbët, dhe kështu brusha i shkaktoi

Postuar: 20/11/2019 - 10:02

Një gjyshe me tre nipër e mbesa, e cila punon si gardiane burgu në Ontario, Kanada, është 48-vj

Postuar: 20/11/2019 - 07:40

Një 8-vjeçare po mahnit botën me inteligjencën e saj.

Postuar: 20/11/2019 - 07:08

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 19/11/2019 - 20:59

Një adoleshente 13 vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi u përdhunua nga 6 persona në Bangkok.

Postuar: 19/11/2019 - 15:37

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë një shfaqje, një momenti kur një grup balerinësh bien