
Postuar: 20/11/2019 - 10:16
Një vajzë 5 vjeçe ka pësuar një incident, derisa ishte duke pastruar dhëmbët e saj. Celeste Gravenmeier, ishte duke kërcyer mbi shtrat dhe të njëjtën kohë edhe duke pastruar dhëmbët, dhe kështu brusha i shkaktoi një vrimë brenda fytit të saj, shkruan Daily Mail.
Babai i saj Mitchell Gravenmeier, nga West Valley City, duhej ta nxitonte atë për në spital.
Pas kësaj 5 vjeçarja iu nënshtrua një operacioni për më shumë se dy orë. Vajza e vogël tani po rikuperohet, por ka mbetur ‘e frikësuar’ për të larë dhëmbët dhe mund të përballet me probleme të të folurit në të ardhmen.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/