Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Piu 30 shotsa me vodka, ja si përfundoi kjo 18-vjeçare

Postuar: 18/08/2018 - 23:50

Për vdekjen e saj në moshën 18-vjeçare u hetua një 31-vjeçar nga Algjeria, i cili dyshohej për dhunë seksuale.

Në fakt, me sa duket, e reja Caroline ‘Carrie’ Everest nga Sheffield në Britaninë e Madhe, ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti të pësuar, si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit.

Carrie shkoi në një lokal me disa miq të saj.

Aty vajza konsumoi disa pije alkoolike si dhe rreth 30 shotsa me vodka.

Më pas ajo u largua e vetme nga lokali në orën 3 të natës.

Nga ai moment askush nuk dinte gjë për të, deri pasditen e ardhshme, kur u gjet e pajetë në një lumë.

Hetimet u përqendruan menjëherë tek Yousef Tarfasi, një burrë, i cili ishte kapur nga kamerat e sigurisë dhe që dukej se po fliste me vajzën.

Në video ai duket se po i jep bluzën e tij që ajo të ngrohej dhe të mos kishte ftohtë.

Të dy janë parë duke marrë një taksi bashkë.

Fillimisht Yousef mohoi ta kishte takuar vajzën, duke patur frikë se mund të arrestohej, por më pas nisi të bashkëpunonte me policinë.

Ato që e shpëtuan nga burgu dhe akuzat djalin ishin pamjet e disa kamerave të tjera si dhe fakti se në trupin e vajzës nuk paraqiteshin shenja të dhunës seksuale.

Vajza ishte filmuar nga kamera të tjera duke ecur e vetme, pak orë para se të ndërronte jetë, siç tregon autopsia në trupin e saj.

Me shumë mundësi, shkak për vdekjen e vajzës së re është bërë konsumi i tepërt i alkoolit si dhe rënia në lumë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 08:06

Stendat në Darmstadtium janë vendosur mirë dhe vizitorët lëvizin njëri pas tjetrit përgjatë rreshtave të tavolinave.

Postuar: 15/11/2018 - 07:05

 Dashi

Postuar: 14/11/2018 - 23:52

Femrat me syze nuk janë seksi? Harrojeni!

Postuar: 14/11/2018 - 23:29

Astrologët e parashikojnë të nesërmen një ditë jo të mirë për tre shenjat e mëposhtme:

Postuar: 14/11/2018 - 23:21

Një lojë e re po qarkullon në rrjet dhe të gjithë po e provojnë.

Postuar: 14/11/2018 - 23:04

Historia e kësaj gruaje është shumë e çuditshme, por na tregon se duhet të tregohemi shumë të kuj

Postuar: 14/11/2018 - 22:50

Përfytyroni Morgan Freeman, Donald Trump ose Margaret Thatcher.