BREAKING NEWS

Tragjedi në Berat/ Kishin 5 muaj që kishin ardhur në jetë, humbin jetën dy binjakët (Dyshimet e para)

Tragjedi në Berat/ Kishin 5 muaj që kishin ardhur në jetë,
x

Lifestyle

Po bëjnë 'namin', njihuni me këto plazhe nudo që po çmendin Ballkanin (FOTO)

Po bëjnë 'namin', njihuni me këto plazhe nudo që

Kroacia me brigjet e saj idilike, buze Adriatikut është konsideruar një pioniere e nudizmit.

Vendi ka një histori të gjatë të apasionuarish, pas një kredhjeje nga ato që të shkrijnë me natyrën, por trendi dikur mjaft popullor, sot nuk e ka shumë të lehtë të tërheqë ndjekës të rinj.

“Për mua, kjo lloj natyrshmërie është liri. Këtu mund të dalësh edhe pa qenë i veshur, e kjo të jep një ndjenjë lirie, është vërtet shumë e rëndësishme”, është shprehur një turist slloven.

“E gjitha ka të bëjë me stilin e jetesës. Këta janë njerëz që kërkojnë më shumë sesa thjesht të shohin natyrën, diellin dhe detin. Ata duan më shumë kontakt, më shumë komunikim, duan të kenë një marrëdhënie më të ngushtë me natyrën që i rrethon”, ka thënë një ekspert turizmi.

Megjithatë, të rinjtë nuk e preferojnë më atë që dikur, entuziasmonte pjesëtarë të brezave përpara tyre.