BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Lifestyle

VIDEO/ Po filmonte lëvizjet e bebit, tmerrohet gruaja shtatzënë kur sheh pamjet me vëmendje, e motra tregon vedimin që ka marrë

VIDEO/ Po filmonte lëvizjet e bebit, tmerrohet gruaja shtatzënë

Një grua e cila ka filmuar beben teksa lëvizte në bark, u tmerrua kur pa videon më pas.

Videoja është ngarkuar në “Reddit” nga motra e gruas shtatzënë, e cila ka shpjeguar se motra e saj ka qenë në shtëpi vetëm me një kotele dhe një qen.

E shtrirë në krevat gruaja ka filmuar lëvizjet e bebit të saj dhe e ka hedhur në SnapChat dhe vetëm pasi e ka publikuar videon ka vënë re një figurë të tmerrshme që ngrihet në fund të shtratit.

E motra ka sqaruar se qeni dhe macja që gjenden në shtëpi janë ngjyrë të bardhë dhe do të ishte e qartë nëse do të ishte njëri prej tyre.

Ajo shtoi: “Kjo ishte nata e fundit e motrës time shtatzënë në atë shtëpi dhe ajo nuk do të kthehet më kurrë aty. Ka qëndruar aty për një javë vetëm dhe tha se tërë kohën në shtëpi ishte një atmosferë e rëndë dhe e zymtë dhe sikur dikush po e vëzhgonte gjithë kohës.” Mirror