BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Lifestyle

Policët kërcejnë për të bindur njerëzit të rrinë në shtëpi, por nuk kursehen nga lumi i kritikave

Policët kërcejnë për të bindur njerëzit të

Policia në Sandbach, në Cheshire, Angli, mori një mal me kritika pasi postuan në rrjetet sociale një video, ku katër policë kërcejnë e këndojnë suksesin e “Bee Gees”, “Stayin’ Alive”, për të bindur njerëzit të rrinë në shtëpi dhe mos të dalin për “të qëndruar gjallë”.

Në video duken policët duke u tundur nën ritmet e hitit të viteve ’70, me lëvizje që mimojnë larjen e duarve. Krah saj u shkrua: “Këtë të shtunën evito temperaturën dhe rri në shtëpi për të qëndruar gjallë”.

Por, efekti i mesazhit nuk ishte ai që pritej. Vërshuan kritikat në “Twitter”, mes të cilave ishte edhe pyetja “nëse kërcënimi ishte arsyeja esenciale që ata të qëndronin jashtë”.