Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia mbyll muzeun e Pablo Escobar në Kolumbi, kjo është arsyeja

Postuar: 21/09/2018 - 23:52

 Policia kolumbiane ka mbyllur një muze të vogël kushtuar jetës së lordit të drogës Pablo Escobar në Medellin. Zyrtarët mbyllën muzeun, në pronësi të vëllait të Escobarit, sepse nuk kishte një licencë turistike me të cilën të cilën kryente aktivitetin.

Në kulmin e karrierës së tij, karteli i Escobar siguroi rreth 80% të kokainës së kontrabanduar në Shtetet e Bashkuara. Ai u vra gjatë një përplasje me policinë në Medellin në vitin 1993.Turistët e huaj po vizitonin muzeun kur policia organizoi bastisjen të mërkurën. Disa nga artikujt e ekspozuar në muze, përfshijnë disa prej makinave dhe motoçikletave të Escobarit.

“Është pezulluar përkohësisht veprimtaria e këtij biznesi në Medellin, i konsideruar si ‘narko turne’ në qytet, i dedikuar për promovimin e jetës së një prej banditëve më të mëdhenj, të atij që i ka bërë më së shumti dëm këtij qyteti,”- tha Andres Tobon, shefi i sigurimit të Medellinit për gazetën lokale El Colombiano.

Ndalesa tjetër në “nakro-turne” përfshin vendin ku është varrosur Escobari dhe një shtëpi luksoze në pronësi të tij në qytet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:54

Shenjat kardinale përfaqësojnë pikat kyçe të ndryshimit në zodiak, ashtu si dhë në natyrë; DASHI vjen në pranverë, GAFORRJA me verën, PESHORJA me vjeshtën dhe BRICJAPI me dimrin.

Postuar: 21/05/2019 - 15:59

Së fundmi kudo në mediat e huaja është bërë publike historia e një mjeku shqiptar që jeton në Per

Postuar: 21/05/2019 - 12:55

Pse të shqetësoheni dhe të bëni një test për koeficientin e inteligjencës kur mund ta studioni

Postuar: 21/05/2019 - 07:03

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si d

Postuar: 20/05/2019 - 23:35

Astrologët thonë se shenjat e Peshores dhe Bricjapit, janë dy shenjat që kanë lindur me fat.

Postuar: 20/05/2019 - 18:09

Një skandal me natyrë seksuale ka ndodhur një shkollë të mesme në Kolumbi.