Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Lifestyle

Prej një efekti anësor të padiskutueshëm, koronavirusi kontribuon për të arritur një rekord të ri të aviacionit botëror

Prej një efekti anësor të padiskutueshëm, koronavirusi

Industria e aviacionit është goditur fort nga pandemia e koronavirusit, me udhëtarët në të gjithë botën që kanë të bëjnë me fluturimet e anuluara dhe ndalimet e udhëtimit ndërsa përpiqen të kthehen në shtëpi.

Por një efekt anësor i padiskutueshëm i aviacionit është krijimi i një rekordi të ri të aviacionit botëror.

Më 14 mars, linja ajrore franceze “Air Tahiti Nui” realizoi fluturimin më të gjatë të udhëtarëve të planifikuar ndonjëherë nga distanca, duke kaluar 9765 milje, rreth 15 mijë km, në të gjithë botën nga Papeete, në Tahiti, Polinezia Franceze, në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle”. Udhëtimi zgjati 15 orë e 45 minuta.

Ky moment historik ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e kufizimeve të udhëtimit në SHBA të shkaktuara nga koronavirusi.

Rekordi për një shërbim të rregullt komercial mbahet nga “Singapor Airline”, Singapor-Newark, që është 15.343 kilometra.

Zakonisht, udhëtimi përfshin një ndalesë në Los Angeles, por për shkak të rregullave të reja të kornonavirusit në SHBA, vendimi u mor për të bërë udhëtimin pa ndalesë.

Raportohet se fluturimi TN64 u ngrit nga Pape’ete në orën 03:00, me orën lokale më 15 mars, dhe mbërriti në Francë në orën 05.54 më 16 mars (gjithashtu me kohën lokale).