BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Lifestyle

Propozimi për martesë më ushtarak në botë, mjetet e koracuara formojnë simbolin e dashurisë

Propozimi për martesë më ushtarak në botë, mjetet e

Puna në ekip është një koncept i njohur në mjedisin ushtarak, aq sa një toger rus vendosi të përfshijë shokët e tij ushtarë për të befasuar të dashurën me një propozim mjaft origjinal martese, duke përdorur një grup tankesh, të rregulluar në formën zemre.

Videoja, e transmetuar nga televizioni publik rus, u bë shumë shpejt virale në internet. “Zvezda”, kompania televizive e Forcave të Armatosura ruse, shpërndau videon e propozimit më ekscentrik për martesë.

Pamjet ajrore tregojnë tanket T-72B3 që lëvizin për të formuar një zemër, ndërsa bie shumë dëborë në kampet e stërvitjes Alabamaino pranë Moskës. Fatmirësisht, vajza pranoi.