BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Lifestyle

Pse gjithmonë femrat i zgjedhin burrat më të mëdhenj se vetja?

Pse gjithmonë femrat i zgjedhin burrat më të mëdhenj se

Është e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i madh në moshë se ato. Por pse ndodh kështu? Përveç paragjykimeve që mund të lindnin në rastet kur femrat mund të ishin më të mëdha në një çift, ekspertët kanë zbuluar se janë pikërisht këto 12 arsye se pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja :

Meshkujt më të mëdhenj nuk ndihen të frikësuar për t’i lënë bashkëshortet të arrijnë objektivat që i kanë vendosur vetes.

Meshkujt më të mëdhenj janë më të vetëdijshëm për mungesën e perfeksionit, ndaj nuk fantazojnë se mund të gjejnë një femër të përsosur.

Komunikojnë në mënyrë më të hapur dhe e njohin mirë bashkëshorten e tyre, ndaj nuk i keqkuptojnë gjërat që ajo bën apo thotë.

Nuk i kujtojnë më problemet e kaluara dhe nuk i kthehen më diskutimeve të mbyllura.

Nuk janë xhelozë, sepse mosha e tyre e madhe i ka bërë më sigurt tek vetja dhe tek personi që kanë në krahë.

Nuk lejojnë asnjë që t’i ofendojë apo bezdisë, sidomos kur janë me bashkëshorten e tyre në krah.

Meshkujt më të mëdhenj në moshë nuk kanë frikë nga sfidat dhe rrezikojnë vazhdimisht për të përmirësuar jetën e tyre.

Nuk e shohin punët si diçka të bezdisshme, me të cilën duhet të përballen dita-ditës.

Nuk kanë frikë për të marrë vendime të vështira, madje shpesh frymëzojnë dhe partneret e tyre të marrin vendime të guximshme.

Nuk i vendosin vetes objektiva që s’i arrijnë dot. Meshkujt më të mëdhenj në moshë janë më të kujdesshëm dhe me këmbë në tokë.

Nuk janë impulsivë dhe nuk i kontrollojnë gjithë kohës bashkëshortet e tyre.

Janë më të pjekur dhe dinë se si ta bëjnë femrën në krahë të ndihet më e sigurtë dhe më e dashur prej tyre.

Këto 12 arsye do të bëjnë të kuptosh se pse shpesh femrat zgjedhin një mashkull më të pjekur, në vend të një bashkëmoshatari të pasigurt në vete dhe me plot vetëvlerësim.. Edhe kjo gjë sjell paragjykime, nëse mashkulli është shumë më i madh në moshë se femra, por nuk kanë shumë vlerë paragjykimet e të tjerëve, për aq kohë sa në çift ekziston lumturia.