Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikohen pamjet e frikshme, zhytësi ‘takohet’ ballë për ballë më një anakonda gjigante

Postuar: 14/09/2019 - 22:44

Një zhytës ka arritur që të kapi në kamera momentin kur u ‘takua’ ballë për ballë me një anakonda gjigante.

Bartolomeo Bove dhe kolegu i tij Juca Ygarape ishin duke u zhytur në ujërat e lumit Formoso në Brazil në momentin që ata pikasën anakondën jeshile, gjarprin më të madh në botë.

Pamjet e frikshme janë filmuar në korrik.

Në video gjarpri, i cili ishte 7 metra i gjatë, mund të shihet teksa qëndron në shtratin e lumit. Zhytësit madje guxojnë që t’i dalin zvarranikut gjigant ballë për ballë duke mbajtur kamera në dorë.

Anakonda, e cila peshonte plot 90 kg, më pas nis të largohet nga vendi ku ndodhej. Por, në vend që të largohej duke ulëritur, siç do bënin shumica prej nesh, Bove e ndjek nga prapa.

Në fund, përpjekjet e tij u shpërblyen pasi arriti të merrte disa plane të mahnitshme nga zvarraniku i frikshëm i Brazilit.

Bashkë me videon, Bartolomeo shpjegon se anakondat paragjykohen pasi ato nuk janë gjallesa agresive ashtu siç mendojnë shumica e njerëzve.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 18:17

Astrologët shprehen se femrat që i përkasin shenjave të mëposhtme të horoskopit, konsiderohen si idealet.

Gaforrja

Postuar: 14/10/2019 - 17:25

Ishin mbledhur për të përcjellë për në banesën e fundit, efektivi i Forcave të Mbrojtjes në Irlan

Postuar: 13/10/2019 - 15:27

Astrologët thonë se personat që i përkasin shenjave të Horoskopit që vijojnë si më poshtë, nuk e

Postuar: 12/10/2019 - 22:03

Të dielën e fundit të muajit, akrepat e orës do të kthehen përsëri një orë prapa.Në fundjavën e f