Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Publikohen statistika të frikshme/ Planeti ynë po zhytet nën plastikë

Postuar: 11/09/2018 - 20:09

Statistikat për ndotjen e tokës nga plastika janë çdo ditë edhe më shqetësuese.

Për shembull, pak ditë më parë u njoftua se 100 miliardë qese plastike përdoren nga amerikanët çdo vit. Ka plastikë do të mjaftonte për të rrethuar ekuatorin 1,330 herë. Ose, sipas OKB-së, ka më shumë mikroplastikë në oqeane sesa ka yje në galaktikën tonë.

Me të vërtetë kjo është shumë shqetësuese prandaj më poshtë ju sjellim një listë të artikujve me plastikë që të gjithë i përdorim çdo ditë, së bashku mealternativat e tyre pro-mjedisit.

1-Produktet e tualetit dhe të pastrimit. Banjat dhe kuzhinat tona përmbajnë sasinë më të madhe të shisheve plastike. Pyesn njëherë veten se sa shishe me detergjent ju duhen në të vërtetë? A nuk do ta bënte vetëm njëri prej tyre të gjithë punën? Po sikur të zëvendësonit sapunin likuid me atë normalin? Këto truke mund t’ju bëjnë të zvogëloni në mënyrë drastike sasinë e plastikës që përdorni.

2- Kartat e abonimeve. As nuk mund të imagjinohet se sa nga kartat e abonimeve apo anëtarësimeve që ne përdorim përfundojnë nëpër landfill-e. Vëërtet që jeta nuk mund të imagjinohet pa kartën e kreditit, por mund të mbijetoni edhe pa kartat e anëtarësimeve në një supermarket, farmaci apo biznes. Më mirë huazoni një të tillë sa herë blini, ose gjeni një kupon letre apo një kod për zbritje, ose mund të përdorni numrin e telefonit.

3-Qeset për qentë. Pastrimi i jashtëqitjes së qenit gjithnjë është process disi i neveritshëm. Por duke përdorur qese ne po ndotim tokën duke pastruar diçka që gjithsesi do të tretej biologjikisht. Për këtë ka një zgjidhje: zgjdhni materialet që nuk dëmtojnë  tokën dhe nuk përmbajnë plastikë. Bëni kërkimet tuaja pasi jo të gjitha qeset e kanë të shkruar nga çfarë përbëhen.

4-Rrobat sintetike. Pëlhura sintetike të tilla si poliestër ose najloni janë bërë nga polietileni terephthalate (PET). Ky material përdoret në shishe dhe paketim. Dhe me çdo larje, copa të vogla të plastikës dalin në oqean. Me fjalë të tjera, zgjedhja e materialeve natyrale nuk është vetëm e mirë për ju, por është gjithashtu e mirë për planetin.

5-Sfungjerët e kuzhinës. Ata përbëhen nga poliuretani, një lloj plastike i vështirë për t’u ricikluar, dhe kur digjet ajo liron substanca të rrezikshme si izocianatet dhe acid hidroklorik. Ju mund të lini sfungjerë të përbërë nga material natyrale ose t’i zëvendësoni me furça.

6- Mbrojtëset e celularit. Ato bëjnë një punë të madhe pasi zbukurojnë dhe mbrojnë pajisjet tona. Por shoesh ato janë bërë nga një lloj plastike që nuk absorbohet. Për fat të mirë në treg ka edhe mbrojtëse  të bëra nga materiale druri ose plastikë e ricikluar.

7-Lodrat e fëmijëve. Megjithëse lodrat prej druri mund të jenë pak më të shtrenjta në krahasim me ato plastike që janë më të lira, ato kanë disa avantazhe përveçse të jenë miqësore me tokën. Së pari, ato janë më të sigurta për fëmijën tuaj sepse janë bërë nga materiale natyrore. Së dyti, ato janë më të forta dhe zgjasin më shumë.  Gjithashtu, duke prekur një lodër prej druri  do të zhvilloni zhvillimin ndijor të fëmijës suaj.

8-Bustinat e çajit. Lajme të këqija për të gjithë të dashuruarit pas çajit. Shumica e qeseve të çajit përmbajnë plastike, prandaj jo vetëm që krijoni mbeturina plastike duke shijuar çajin tuaj, por gjithashtu konsumoni elementë mikro plastike çdo herë që pini. Ju mund të filloni të shikoni për çaj që shitet pa qese.

9-Stilolapsat. Sipas EPA, vetëm në Amerikë janë 1.6 miliardë stilolapsa të përdorur çdo vit. Shtoni edhe sa stilolapsa përdoren në të gjithë botën dhe shumëzojini me 50 vite(kaq duhen për t’u absorbuar një plastikë” dhe numri do t’ju ngatërrohet në mendje. Kaloni në lapsa prej druri, ose thjesht kërkoni rezerva për stilolapsin e preferuar.

10-Perdet e dusheve. E keni menduar ndonjëherë se nga I vjen ajo aromë perdes së dushit? Janë të gjitha kimikate ato që e përbëjnë një perde të tillë. Bëjini një nder shëndetit tuaj së pari duke zëvendësuar perdet me diçka tjetër më pro-mjedisore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 23:58

 Pavarësisht absurditeteve që mund të kenë dasmat dhe zakonet e tyre, vajzat në përgjithësi duan që të sigurohen për gjithçka.

Postuar: 21/09/2018 - 23:52

 Policia kolumbiane ka mbyllur një muze të vogël kushtuar jetës së lordit të drogës Pablo Es

Postuar: 21/09/2018 - 23:42

Rezultati i një studimi te realizuar me një kampion prej 40 femrash të ndjekura përgjatë 18 mua

Postuar: 21/09/2018 - 23:02

 Shumica prej jush nuk jeni të vetëdijshëm për mençurinë tuaj, prandaj edhe nuk e shfrytëzon

Postuar: 21/09/2018 - 22:49

Kam pasur një marrëdhënie me bashkëshortin e shoqes time për më shumë se një vit.

Postuar: 21/09/2018 - 22:38

Këto shprehje i çmendin fare meshkujt, dhe jo në kuptimin e mirë.