BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Lifestyle

Publikohet studimi më i fundit: Qentë mund të ndalojnë përhapjen e virusit Covid-19, ja çfarë kanë treguar provat

Publikohet studimi më i fundit: Qentë mund të ndalojnë

Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë edhe një nga shancet më të mëdha për të luftuar pandeminë COVID-19.

Provat me qen nuhatës kanë treguar se ata mund të gjurmojnë njerëzit e infektuar me Covid, duke parandaluar kështu përhapjen e virusit në kohën kur shoqëria do të rihapet.

Qentë nuhatës nuk janë një gjë e re. Në vende të ndryshme ata përdoreshin për të nuhatur çimka, myk apo lloje kanceri. Tani qentë janë trajnuar për të dalluar një aromë tipike të prodhuar nga të infektuarit, aromë të cilën hunda e njeriut nuk mund ta nuhasë.

Kjo përparësi e qenve do të vijë në ndihmë gjatë kontrollit në aeroporte ose gjatë aktiviteteve masive. Në aeroportin e Helsinkit në Finlandë ka disa muaj që qentë përdoren për të testuar udhëtarët që mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Tashmë mbetet vetëm që provat të konfirmohen nga testimi laboratorik. Në provat e deritanishme qentë nuhatës kanë zbuluar saktësisht 88% të rasteve me virusin corona dhe gabuan vetëm në 14% të raste të tjera./Dw