BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Lifestyle

Publikohet videoja/ Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga masturbimi

Publikohet videoja/ Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë

Kënaqja e vetes është diçka e zakonshme në mesin e 50% të grave dhe 70% të burrave, të cilët masturbojnë vazhdimisht. Por çfarë do të ndodhte nëse ju thjeshtë do të ndalonit masturbimin tërësisht dhe përgjithmonë?

Një video e publikuar në YouTube nga kanali AsapSCIENCE, tregon saktësisht se çfarë ndodh kur hiqni dorë nga masturbimi, shkruan Express.

Sipas videos, vetëm një javë pas heqjes dorë nga masturbimi, nivelet e testosteronit tek burrat rriten për 40% – ose të paktën kjo është ajo që një studim i vitit 2003 gjeti.

Dhe krejt kjo, sipas studimit, çoi në performancë më të mirë seksuale dhe një kualitet më të madh të spermës – së bashku me ndjenja të përmirësuara të motivimit seksual, vetëvlerësimit dhe lumturisë.

Por sa të sakta janë këto pretendime? Sipas AsapSCIENCE, ajo që shumica e mediave nuk e përmenden është se, edhe pse studimi pa rritje të testosteronit, ai iu kthye nivelit normal në ditën 8 pa asnjë shpjegim.

Edhe studime të tjera nuk kanë gjetur dallime në nivelin e testosteronit tek ata që masturbojnë dhe ata që nuk masturbojnë. Gjë që mund të nënkuptojë se edhe zakone të tjera të jetesës, si dietat dhe ushtrimet, mund të ndikojnë në këto ndryshime.

Në termat e performancës seksuale, abstenimi në masturbim nuk duket se përmirëson ejakulimin as edhe pas tri javësh pa masturbim. Madje, një studim zbuloi se njerëzit që masturbonin ejakuloheshin njësoj si ata që nuk masturbonin.

Për më shumë se çfarë ndodh nëse ndaloni masturbimin, shikoni videon më poshtë: