BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Lifestyle

Rast i rrallë në Japoni, për herë të parë jepet diploma universitare për një disiplinë të veçantë

Rast i rrallë në Japoni, për herë të parë jepet

Një universitet në Japoni ka dhënë diplomën e parë për studimet mbi “ninjat”. Studenti i masterit, Genichi Mitsuhashi, 45 vjeç, ka kaluar dy vjet duke ekzaminuar dokumente historike mbi natyrën e vërtetë të këtyre luftëtarëve.

Ai gjithashtu bleu një shtëpi nga druri në provincën Iga, vendlindja e “ninjas” ku kultivoi oriz dhe perime.

“Kam lexuar se ‘ninjat’ kanë punuar si fermerë në mëngjes dhe kanë trajnuar artet marciale në pasdite”, ka thënë ai.

Mitsuhashi ishte njëri nga tre studentët i cili u regjistrua në studimet master në Qendrën Ndërkombëtare të Hulumtimit të ‘Ninjave’ në Universitetin “Mie” në pranverë të vitit 2018.

Pasi që ka përfunduar studimin në mars, Mitsuhashi ka vazhduar me programin e doktoratës dhe shpreson të ndërlidhë vizitorët e këtij rajoni me komunitetin lokal.