Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Realizohet transplanti i rrallë/ Gruas 49-vjeçare i vendoset fytyra e 21-vjeçares së vdekur

Postuar: 23/09/2018 - 11:18

Shumë nga ato që dikur ishin fantazi dhe pak mendonin se do arriheshin, sot janë realitet. Mjekësia ka arritur zhvillime revolucionare edhe pse ende ka sëmundje që marrin miliona jetë njerëzish.

Një arritje e madhe është transplanti i organeve të ndryshme, por kjo sot duket një gjë mjaft e thjeshtë, pasi aplihet prej shumë vitesh.

Po që një personi t’i vendoset fytyra e një tjetri, a e kishit menduar se do ndodhte?

Një grup mjekesh në spitalin e Sant’Andrea-s në Itali kanë arritur të përmbyllin me sukses transplantin e fytyrës te një grua 49-vjeçare shkruan Tgcom.

Ajo tashmë duket si 21-vjeçare. E pabesueshme? Po, po, e vërtetë! Gruas i janë vendosur indet e fytyrës së një vajze 21-vjeçre e cila vdiq në një aksident rrugor në Lazio të Italisë.

Pacientja 49-vjeçare kishte një problem në lëkurën e saj që nuk e lejonte të bënte jetë normale shkruan noa.

Me tu gjetur një dhuruese, mjekët bënë ndërhyrjen që zgjati 27 orë. Për të arritur në këtë sukses, ishin dashur tre vite përgatitje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 14:50

Një konkurrente e MasterChef në Britaninë e Madhe është larguar e turpëruar pas një gafe që bëri me një nga pjatat e saj.Konkurrentja Ottilie për pak sa nuk i bëri për spital dy shefat, John Torode dhe Gregg Wallace p

Postuar: 15/02/2019 - 13:26

Çështja e Brexit-it në Britani ka hapur një debat mjaft të gjerë nëse vendi duhet të dalë ap

Postuar: 15/02/2019 - 07:03

Dashi-Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate.

Postuar: 14/02/2019 - 20:40

Një grua e dehur u mbyt, pasi burri i saj qëllimisht i mbylli kapakun e jacuzzi-t  me ujë të

Postuar: 14/02/2019 - 10:49

Sipas disa studimeve të bëra Shqipëria ka rezultuar si vendi me numrin më të lartë të njerëzve që

Postuar: 14/02/2019 - 08:30

Dikur njerëzit mjaftoheshin me një fjalë të ngrohtë një buzëqeshje apo një përqafim.